Eko Higjiena

Enver Hoxhaj kundër Vuk Jeremiqit për Sekretar të OKB’së: S’është njeriu i duhur

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se ish ministri i jashtëm i Serbisë nuk është njeriu i duhur për ta drejtuar OKB-në në kohën kur mbështetja e kandidaturës së tij për këtë post është rritur në Nju Jork.

Në një deklaratë për KALLXO.com, pak ditë pasi Jeremiq doli i dyti me mbështetje në rrathët fillestarë të votimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për sekretar të përgjithshëm të kësaj organiate, ministri Hoxhaj tha se historia e bën diplomatin serb të papërshtatshëm për postin që po e synon.

“Si ministër i jashtëm i Serbisë ka lobuar proaktivisht kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, ka kundërshtuar politikën amerikane dhe evropiane në Kosovë, përfshirë këtu edhe ndërhyrjen humanitare të NATO-së, si dhe ka kundërshtuar propozimin e emisar i OKB-së për zgjidhjen e statusit final të Kosovës”, tha Hoxhaj.

“Këto qëndrime destruktive të Jeremiqit e bëjnë atë kandidatin më të pavolitshëm të mundshëm për të çuar përpara doktrinën e përgjegjësisë për të mbrojtur (Responsibility to Protect) të OKB-së dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve që kjo organizatë promovon”, u shpreh ai.

Përveç tjerash, Hoxhaj thotë se Jeremiq vjen nga një vend i cili “ka nxitur dhe udhëhequr shumicën e konflikteve të dhunshme në Ballkan” dhe si i tillë, sipas tij, nuk përfaqëson rajonin dhe karakterin paqedashës që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duhet të ketë.

“Jeremiq nuk gëzon përkrahje nga bota demokratike, por në përgjithësi vepron me mbështetjen e disa vendeve autoritare dhe luftënxitëse, dhe si i tillë nuk është personi i duhur për ta përfaqësuar OKB-në dhe udhëhequr diplomacinë multilaterale ndërkombëtare që mbështetet në vlerat e paqes, demokracisë, dhe të drejtave të njeriut”, tha ministri i jashtëm i Kosovës për KALLXO.com.

FIDANISHTJA

Në votimin që u mbajt të premten e kaluar, mbështetjen më të madhe për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së e mori ish kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres me 11 prej 15 vendeve anëtare ndërsa jeremiq si i dyti u mbështet nga tetë vende.

Në vendin e tretë doli Susana Malcorra e Argjentinës.

Pas dy raundeve të votimit duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, nuk janë afër një kompromisi për një kandidaturë kështu që procesi i përzgjedhjes së pasuesit të Ban Ki-moon mund të shkojë deri në tetor.

Nga kandidaturat tjera, ish Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk ka humbur mbështetjen fillestare duke u radhitur në vendin e katërt ndërsa Irina Bokova e Bullgarisë në vendin e pestë.

Kroatja Vesna Pusic qe tërhequr nga gara një ditë para se të mbahej votimi.

Aktualisht në Kosovë operon misioni civil i OKB-së, UNMIK, i cili e kishte administruar vendin deri në shpalljen e pavarësisë në shkurt të vitit 2008. /kallxo.com/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.