Hidromorava

Enver Hoxhaj, kryeministër i ri i Kosovës?

/ 1 minutë lexim

​Ministri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj ka ardhur për rolin e kryeministrit të ri të Kosovës raportojnë mediet gjermane.

“Ambasadat të cilat e kanë sponsorizuar pavarësinë e Kosovës nuk donë që drejtpërdrejt të marrin pjesë në formimin e qeverisë, mirëpo ato e dinë se shanset për një funksionim normal të institucioneve, janë minimizuar shumë”, citon mediumet gjermane B92.

Fundamenti

“Opsioni i Hoxhaj si kryeministër i ri ka ardhur pasi ai është një nga liderët e PDK-së, dhe një person i cili ka marrëdhënie të mira me Berlinin. Në këtë skenarë do të hapej rrugë për një koalicion të PDK-së me LDK-në. Ndërsa Ramush Haradinaj shikohet ndryshe pas marrëveshjes me Vetëvendosjen, veprimi i të cilëve për të rrethuar ambsadoren amerikane, Tracy Jacobson dhe ambasadën amerikane nuk është i lehtë për tu falur”.