Enver Hoxhaj intensifikon fushatën në mbarë Kosovën: Nga Istogu në Vushtrri, mesazh i fuqishëm për ndryshim
Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, po vazhdon një nga fushatat më dinamike dhe më intensive në vend, duke vizituar qytete e komuna të ndryshme për t’u takuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe për të dëgjuar shqetësimet, idetë dhe pritjet e tyre.
Gjatë ditëve të fundit, Hoxhaj ka zhvilluar takime të shumta me elektoratin në Istog, Klinë, Skenderaj dhe Vushtrri, ku është pritur nga qindra qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo ndalesë të tij, ai ka përcjellë mesazhin e bashkimit, zhvillimit dhe nevojës për një vizion të ri politik për vendin.
“Një mbështetje që të jep forcë për rrugëtimin përpara. Energjia, mbështetja dhe besimi që pamë në çdo tubim tregojnë se qytetarët janë gati për ndryshim”, ka shkruar Hoxhaj në një reagim pas takimeve me qytetarët.
Njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se fushata e Hoxhajt po karakterizohet nga një kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe një prezencë e vazhdueshme në terren, duke e bërë atë një nga kandidatët më aktivë të PDK-së në këtë proces zgjedhor.
Takimet në Istog, Klinë, Skenderaj dhe Vushtrri kanë reflektuar një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi, ndërsa mbështetësit e PDK-së kanë shprehur besimin e tyre se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin një rezultat pozitiv për partinë dhe kandidatët e saj.
Me një agjendë të ngjeshur dhe vizita në çdo cep të Kosovës, Enver Hoxhaj po vazhdon rrugëtimin e tij elektoral me synimin për të forcuar lidhjen me qytetarët dhe për të fituar mbështetjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme./rajonipress/






