Enver Hoxhaj impresionohet me vetveten

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë të jetë impresionuar me diskutimet që kanë ndodhur në një konferencë që e organizon Ministria, të cilën e udhëheq.
Në këtë formë, Hoxhaj është impresionuar edhe me vetveten.
“I impresionuar me diskutimet në Konferencën e Dytë të Ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë”, ka shkruar Hoxhaj, në profilin e tij në Facebook.
Përveç impresionizmit me vetveten, Hoxhaj ka shkruar se ka ndier kënaqësi kur ka i ka kuptuar potencialet e diplomacisë kosovare.
“Përgjatë dy ditëve pata kënaqësinë të shoh nga afër dhe të kuptojë për potencialet e diplomacisë kosovare, për të arriturat në vitin 2013 dhe reflektuam për sfidat përpara. Së bashku me krerët e shtetit, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Thaçi dhe disa ministra të sektorëve kyç qeverisës projektuam prioritetet e politikës së jashtme dhe diplomacinë multilaterale që duhet t’i ketë tri rrathë: rrethi i parë do të jetë Evropa Juglindore dhe ne kemi një plan të detajuar se në cilat organizata të Evropës Juglindore duhet të anëtarësohemi. Rrethi i dytë është anëtarësimi i Kosovës në institucionet euroatlantike dhe rrethi i tretë është anëtarësimi i Kosovë në agjencitë e OKB-së dhe në vetë OKB”, ka shtuar ai.
Hoxhaj ditë më parë ishte përfshirë në një debat me Liderin e LDK’së për vendet e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.
Hoxhaj kishte thënë se edhe LDK kishte premtuar minoriteteve vendet e rezervuara, ndërsa Isa Mustafa i është përgjigjur se Hoxhaj ka gënjyer pasi s’ka integritet personal.