Fundamenti

Enver Hoxhaj elektrizon qytetin e Kadri Veselit, Mitrovicën: Askush s’mundë ta rishkruajë historinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, gjatë një tubimi në Mitrovicë, ka thënë se askush smund ta rishkruajë historinë e Kosovës, ashtu sic po bëhet përpjekje nga Haga, nga Gjykata Speciale.

Gjatë fjalimit në tubimin e PDK-së në Mitrovicë, Enver Hoxhaj ka thënë se këto zgjedhje janë historike për Kosovën.

“Këto zgjedhje janë historike për Kosovën. Sepse, ka një përpjekje për ta rishkruar historinë tonë në Hagë. Ne, nga Mitrovica themi që askush nuk mund ta rishkruajë historinë e UCK-së, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e shtet-ndërtimit të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, ai shton se Kosova është goditur rëndë me ngritjen e aktakuzave ndaj Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, se PDK është goditur fort, por bëri thirrje që ky lëndim të kthehet në forcë.

“E di që Kosova është goditur dhe lënduar shumë me 5 nëntor. Nga Mitrovica e deri në Dragash, e në Sharr, cdo anëtar i PDK-së ka arritë që dhimbjen ta kthejë në krenari, në forcë”, ka thënë Hoxhaj.

Në tubimin e PDK-së në Mitrovicë, morën pjesë edhe familjarët e Kadri Veselit, si dhe vajza e ish-kryeministrit të Kosovës, të ndjerit Bajram Rexhepi, Vanesa Rexhepi.

Mund të ju interesoj: