UBT

Enver Hoxhaj dhe disa deputetë i kontribuuan paraburgimit të “Grupit të Drenicës”

/ 1 minutë lexim

Kryediplomati Enver Hoxhaj dhe disa deputetë kanë dhënë kontribut të madh për paraburgimin e Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe të tjerëve.

Deklarata e Hoxhaj dhe debati në Kuvend kundër ndjekjes penale të ish- pjesëtareve të UÇK-së është parë nga Gjykata e Apelit si përpjekje për frikësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe si ndërhyrje politike në gjyësor.

Edhe ndërhyrjet politke dhe deklaratat e Enver Hoxhajt të disa deputetëve janë parë si përpjekje për frikësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Mobi Casa

MPJ beson në pafajësinë e ambasadorit Sylejman Selimi, të cilit iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak pas akuzave të prokurorisë nën dyshimin për krime lufte, shkruan Koha Ditore.

Kolegji ka konstatuar se rrethanat specifike tregojnë se të pandehurit mund të pengojnë zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë./Indeksonline/