Mobi Casa

Enver Hasani thotë se AAK vazhdon ta shantazhojë, tash me një video për akuza seksuale

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, beson që është duke u shantazhuar nga politike, konkretisht nga presona që janë të lidhur me Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt.

Hasani ka bërë dy denoncime të ndara në Policinë e Kosovës për videot dhe tekstet, sipas të cilave ai ka kushtëzuar studentet me marrëdhënie seksuale.

Gjatë ngërçit polik, i cili zgjati për disa muaj, Hasani ka thënë se është kërcënuar, shantazhuar dhe terrorizuar ai dhe familja e tij, shkruan Koha Ditore.

Mobi Casa

Në denoncimin e bërë në polici ka përmendur figura publike, të cilat kanë dëgjuar zyrtarë të AAK’së duke folur për “shantazhin” që po i përgatitej.

Baton Haxhiu, Dastid Pallaska, Bajram Gecaj, sipas denoncimit të Hasanit, e kishin dëgjuar Ardian Gjinin e AAK’së teksa kishte folur me zë për këtë çështje në një restorant në Prishtinë.

AAK’ja këtij denoncimi iu ka përgjigjur me “non sens”.