Eko Higjiena

​Enver Hasani nën hetime për një tender milionësh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Enver Hasani dyshohet se ka shkelur ligjin gjatë kohës kur ishte Rektor i UP’së. Burime te Gazetës Express thonë se Prokuroria po e heton atë për një tender milionësh dhe shumë shpejt pritet të ngritet aktakuzë ndaj tij.

Enver Hasani dhe Gjykata Kushtetuese kanë rrëzuar dy Presidentë të Kosovës, kanë hedhur poshtë ligje të miratuara ne Kuvend dhe ua kanë hequr imunitetin zyrtarëve të lartë të Shtetit.

Për krejt këto, ata janë lavdëruar, meqenëse bëhej fjalë për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve te vendit.

Megjithatë, njeriu që është në krye të Gjykatës Kushtetuese dyshohet se ka gisht në një shkleje të rëndë të ligjit.

Burime te Gazetes Express thonë se Enve Hasani, gjate kohës sa ka ishte Rektor i Universitetit te Prishtinës, dyshohet se ka shkelur ligjin ne një tender milionesh të Universitetit.

Mobi Casa

“Tenderi ka pasur te beje me disa pune brenda UP’së. Për këtë shkak, Prokuroria vendore ka nisur hetimet dhe ka marrur në pyetje të gjithë akteret e perfshirë në këtë rast”, ka thënë një zyrtar i Prokurorisë në kushte anonimiteti për Express.

Sipas tij, shumë shpejt pritet edhe të ngritet aktakuzë kundër Enver Hasanit.

“Ka fakte të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës ndaj z. Hasani”, ka shtuar ai.

Burime te Express, gjatë ditës, kanë tentuar te marrin deklarata zyrtare edhe nga z. Hasani dhe Prokuroria e Shtetit por kjo ka qenë e pamundur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.