Uji Dea

Enver Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se serbët do të fitojnë autonomi territoriale, me marrëveshjen e Ohrit, të dakorduar nga Kosova dhe Serbia më 18 mars.

Hasani thotë se në marrëveshje thuhet se të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen, andaj edhe vlen ende marrëveshja e vitit 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Eco Higjiena

“Nëse marrëveshja thotë sic thotë, të gjitha palët dhe nuk ka rëndësi cilat nene pasi të gjitha duhet të zbatohen. Aty thotë se edhe të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. Kjo i bie se duhet ai i vitit 2013 të zbatohet, pasi nuk e njeh vendimin e Kushtetutës”, tha ai.

Hasani shtoi se Serbia ka fituar nga kjo marrëveshje më shumë se sa Kosova. Hasani po ashtu tha se themelet e shtetit të Kosovës janë lëkundur me këtë marrëveshje./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.