United Hospital

Enver Hasani fshihet prapa imunitetit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nuk i është përgjigjur të mërkurën ftesës së Gjykatës Themelore të Prishtinës në seancën hetimore. Është thirrur në imunitetin funksional që ia garanton Kushtetuta nga ndjekja penale për vendimet si kryetar dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë arsye, procesi hetimor kundër tij për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe falsifikimit të dokumentit zyrtar është pezulluar për një afat të pacaktuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për t’i hapur rrugë procesit hetimor, imunitetin duhet t’ia heqë presidentja Atifete Jahjaga. Por, kërkesën duhet ta bëjë vetë Gjykata Kushtetuese. Kësisoj, ndjekja penale e Hasanit është në dorën e institucionit që drejton ai.

Mobi Casa

Si pasojë e pezullimit të hetimeve dëshminë nuk e ka dhënë gjyqtari amerikan në Gjykatën Kushtetuese, Robert Carolan. Carolan është dashur të merret në pyetje para një trupi gjykues në një proces hetimor të veçantë për shkak se ekziston mundësia që të mos mund të dëshmojë në një proces të mundshëm gjyqësor.

http://koha.net/?id=27&l=58330

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.