Enver Hasani: Argumentet duhet të jenë vetëm të natyrës juridike

Mbyllet seanca, gjyqtarët s’bëjnë asnjë pyetje. Seanca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e PDK’së për seancën konstituive ka përfunduar. Aty nuk është ushtruar asnjë pyetje nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Enver Hasani ka thënë se vendimi lidhur me këtë seancë do të votohet nga gjyqtarët dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare. Ndryshe, partitë politike, kanë dhënë argumentet e tyre lidhur me seancën konstituive në një përballje prej 1 orë e 20 minuta.
Enver Hasani ua tërheq vërejtjen deputetëve: Mos gjuani me gjuhë asnjërën palë
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve që po paraqesin faktet e tyre në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese.
Ai iu është lutur atyre që të mos e gjuajnë njëri-tjetrin me fjalë, duke iu referuar fjalëve të Arsim Bajramit i cili tha se thirrja e Vjosa Osmanit ishte hipokrite.
Enver Hasani: Argumentet duhet të jenë vetëm të natyrës juridike
Enver Hasani ka thënë se para gjykatës do të dëgjojnë vetëm argumentet juridike lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka kërkuar të prezantohen përfaqësuesit të partive politike, duke filluar nga Arsim Barjami i PDK’së, Vjosa Osmani LDK-AAK-NISMA.
“Argumentet duhet të jenë të natyrës kushtetuese”, ka thënë Hasani, para anëtarëve të partive politike.
Nis seanca në Gjykatë, mbërrin edhe Enver Hasani
Enver Hasani bashkë me gjyqtarët tjerë të Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur në sallën dëgjimore ku pritet të flasin Vjosa Osmani e Arsim Bajrami, lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Të gjithë arrijne në Gjykatë Kushtetuese, minoritetet presin veprim të drejtë
Vjosa Osmani dhe Arsim Bajrami që në ora 09:00 kanë arritur në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të mbahet seanca dëgjimore. Disa minuta më vonë ka arritur dhe Ardian Gjini.
Në Gjykatë pritet që të arrijnë dhe përfaqësues të partive tjera politike, ku dhe pritet të filloi seanca në ora 10:00.
Ndërsa para se të hynte në Gjykata Kushtetuese, Nenad Rashiq nga grupi i minoriteteve tha se krejt çka pret sot është që Gjykata të veproj drejtë.
Tani në Gjykatë ka arritur edhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje./express/