RCCOLA

Enver Hajrullahu mobilizon fshatrat, Shurdhan, Haxhaj dhe Nasalë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Këshilltari komunal Enver Hajrullahu së bashku me kryetarët e këshillave të fshatrave: Shurdhan, Haxhaj dhe Nasalë ka dalur në teren për t’i parë problemet e përditshme që ballafaqohen qytetarët e këtyre lokaliteteve.

Postimi i plotë i Enver Hajrullahut

Në fshatin Shurdhan më kryetarin e këshillit të fshatin z. Fatmir Ferati dhe anëtarë të tjerë dhe diskutuam dhe erdhëm në përfundim për ndërtimin e një ure që është shumë e nevojshme për banorët e kësaj lagjeje.

UBT

Problemi i njëjtë është edhe në fshatin Haxhaj. Kryetari i këshillit z. Abedin Dauti me bashkëpunëtorë shprehu shqetësimin për ndërtimin e urës. Përveç që në anën tjetër të lumit ka shtëpi banimi ka edhe një biznes bujqësisë, konkretisht një fermë e lopëve. Kjo fermë e cila i ka të punësuar dy punëtor për vazhdimin e punës i nevojitet infrastruktura: ura dhe asfaltimi i rrugës që ka rreth 300 metra gjatësi.

Vizitën e fundit e bëmë në fshatin Nasal së bashku me kryetarin e këtij lokaliteti z. Ruzhdi Selimi dhe bashkëpunëtorin e tij. Kërkesa e qytetarëve të Nasalës janë: Asfaltimi i rrugëve me gjatësi prej 1.200 metra dhe shtrirja e rrjetit të ujësjellësit dhe funksionalizimin e tij. Të gjitha këto kërkesa do t’i paraqesim në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal që do të mbahet më: 28.02.2019 në Gjilan, ka shkruar Enver Hajrullahu këshilltar nga NISMA Socialdemokrate në Kuvendin Komunal, të Gjilanit./rajonipress/