Fundamenti

Enver Hajrullahu me kërkesa konkrete nga takimi me Fatmir Matoshin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kërkesë tjetër për vitin 2020 janë shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me rregullimin e Kanalizimit dhe Shtratin e Lumit, që janë Projekte Kapitale dhe jetike për qytetarët e Zhegrës. Ministri shprehu gatishmërinë dhe do t’i mbështes fuqishëm këto projekte, sepse tash është duke u punuar Qarkorja Buxhetore, që do të thotë se do të bëhet Buxhetimi për vitin 2020 për të realizuar projektet e lartpërmendura ka thënë Enver Hajrullahu në takim me Fatmir Matoshin.

Postimi i plotë i Enver hajrullahut

Uji Dea

Sot, isha në takim me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z Fatmir Matoshi, ku temë e diskutimeve gjatë takimit ishte Invesimet Kapitale në Anamoravë, gjegjësisht në Komunëne Gjilanit.
Unë si këshilltar i Kuvendit Komunal në Gjilan, nga radhët partisë NISMA Socialdemokrate, shpreha falënderim të veçantë për mbështetjen e parezervë të Komunës së Gjilanit, për projektet e shumta, duke përfshirë edhe rregullimi e “Parkut në Tregut të Gjelbërt” në Zhegër.
Gjithashtu duhet ta falënderojmë edhe kryetarin e Komunës z. Lutfi Haziri, që ka ndarë një pjesë të buxhetit për rregullimin e “Parkut në Tregut të Gjelbërt.
Unë si kërkesë imediate që parashtrova për lokalitetin e Zhegrës, dhe për fshatrat deri në kufi më Maqedoninë Veriore për pastrimin e lumit, i cili është në gjendje shumë të ndotur nga mbeturinat.
Kërkesë tjetër për vitin 2020 janë shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me rregullimin e Kanalizimit dhe Shtratin e Lumit, që janë Projekte Kapitale dhe jetike për qytetarët e Zhegrës. Ministri shprehu gatishmërinë dhe do t’i mbështes fuqishëm këto projekte, sepse tash është duke u punuar Qarkorja Buxhetore, që do të thotë se do të bëhet Buxhetimi për vitin 2020 për të realizuar projektet e lartpërmendura.
Faleminderit shumë ministër për pritjen dhe mbështetjen e pafundme që po i jepni Anamoravës, konkretisht Gjilanit me rrethinë thuhet në postimin e Enver Hajrullahut këshilltar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, nga radhët e NISMA Socialdemokrate./rajonipress/