KKVITI

Entuziazmohet Luta: Ilir Meta do të befasohet në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lutfi Haziri tha për rajonipress se vizita e Ilir Metës është e para e një autoriteti më të lartë shqiptar që viziton Gjilanin. Të hënën për pesë orë Meta do të jetë në Gjilan e Anamoravë dhe do të kemi edhe befasira për të tha Haziri.

Lutfi Haziri ndihet i entuziazmuar që të hënën në Gjilan vije për një vizitë miqësore Ilir Meta ish kryeministër dhe ish zëvendëskryeministër gjatë kohës së luftës së Kosovës. “Njeriu që ndihmojë Pavarësinë e Kosovës për herën e parë një autoritet aq i lartë shqiptarë viziton Gjilanin dhe vizita e tij është nder e respekt i shtetit shqiptar për Gjilanin” tha Haziri, raporton rajonipress.

Uji Dea

Haziri tha se Ilir Meta të hënën për 5 orë do të jetë në Gjilan dhe Anamoravë dhe me këtë rast me praninë e tij do ta nderojë Gjilanin dhe Anamoravën.

Haziri tha se Ilir Metën do ta presin befasira, derisa nuk sqarojë nëse Kuvendi Komunal i Gjilanit pritet ta shpall edhe qytetar nderi Ilir Metën.”Kemi propozime interesante dhe besoj se do të ndihet i befasuar dhe i relaksuar nga kjo vizitë” tha Haziri shkurt. /rajonipress/