Fundamenti

Entela Kasi fituese e “Penës së Flakës”

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Entela Kasi me poezinë e saj “Nëse bota është e egër, Anja…”, ishte fituese e “Penës së Flakës”, aktivitet ky letrar që organizohet në kuadër të Manifestimit shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, që mbahet përgjatë muajit janar në Gjilan.

Ndryshe, në hapësirat e Bibliotekës “Fan S. Noli”, ishin dy veprimtari letrare, Ora e Madhe Letrare, ku poetët e përzgjedhur paraprakisht, konkurruan për Çmimin e poezisë më të mirë të Manifestimit, “Pena e Flakës” si dhe shpallja e rezultateve të Konkursit anonim letrar për poezi e tregim të shkurtër.

Ja edhe poetët që lexuan në “Pena e Flakës”: Alketë Spahiu ( Gjilan ), Anton Nikë Berisha (Prishtinë ), Avni Rudaku ( Gjian ), Dhimitër Pojanaku ( Pogradec ), Entela Kasi ( Tiranë ), Flamur Shala ( Prishtinë ), Gani Neziri ( Gjilan ), Hajredin Kovaçi ( Ulqin ), Ibrahim Kadriu (Prishtinë), Izet Abdyli (Drenas ), Kliton Nesturi ( Tiranë ), Linditë Ramushi- Dushku ( Gjilan ), Nijazi Ramadani ( Gjilan ), Prend Buzhala (Klinë ), Rakela Yzeiri ( Tiranë ),Ramadan Mehmeti ( Prishtinë ), Ramadan Oraça ( Podujevë ), Rozafa Shpuza ( Shkodër ), Sadije Krasniqi (Lipjan), Sarë Gjergji ( Viti ), Sinan Sadiku ( Kamenicë ), Xheladin Rexhepi (Ferizaj ), Zeqir Fazliu ( Gjilan ).

Për dallim nga herët e tjera, vlerësues të poezisë më të mirë, në “Pena e Flakës” 2018, kësaj here ishte paraparë të jenë vetë poetët konkurrues, të cilët me votën e tyre do të përcaktonin poezinë fituese, por që pas votimit doli që dy poete kishin numër të njëjtë votash (Entela Kasi – Tiranë dhe Rakela Yzeiri – Tiranë), andaj sërish është dashtë përcaktimi të bëhet nga juria e grupit punues (Xhevat Latifi, Fatushe Haliti dhe Sabit Rrustemi), që kishte bërë edhe përzgjedhjen e të gjitha poezive për t’u lexuar në këtë orë letrare, dhe vota e tyre përcaktoi edhe fituesen, Entela Kasi.

Uji Dea

Ndërsa, kur jemi te rezultatet e konkursit anonim letrar, juria profesionale në përbërje, Ramadan Musliu, Donikë Dabishevci dhe Bardh Frangu, u bë i ditur edhe rezultati:

Anëtarja e Jurisë Donikë Dabishevci, vlerësoi prurjet në këtë Konkurs dhe bëri të ditur se:
Në poezi:
Shpërblimi i parë i jepet poezisë – Në sheshin e Shkupit – Shifra – Gracka
Shpërblimi i dytë poezisë – Buka, toka, njeriu – Shifra – Hija e shtetit
Shpërblimi i tretë poezisë: Shtëpia e puthjeve – 20-9
Në prozë:
Shpërblimi i parë i jepet tregimit: Figura shtatëmbëdhjetë – Shifra – Shahu i përgjakur
Shpërblimi i dytë: Natë lutjesh – Shifra – Najazum
Shpërblimi i tretë: Mjaltë e hidhur – Shifra – Unë dhe vetvetja
Poezia e shpërblyer dhe të tjerat që u lexuan në Orën e Madhe letrare, bashkë me krijimet e shpërblyera të konkursit letrar, do të publikohen në revistën letrare – kulturore AGMIA.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.