KKVITI

Enis Bunjaki, e ardhmja e futbollit kosovar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Enis Bunjaki llogaritet si e ardhmja e futbollit kosovar, pasi talenti 17-vjeçar javë më parë ka nënshkruar edhe kontratë profesioniste me Eintracht Frankfurtin.Skuadra e famshme gjermane e ka prezantuar si përforcim të ri Bunjakin, së bashku me Reintarz dhe sulmuesin holandez Luc Castaignos.

Bunjaki do të bartë numrin 38 në fanellë, ndërsa ai ka kryer edhe stërvitjen e parë me skuadrën gjermane ku pritet të debutoj në njërën ndër ligat më të forta në botë siç është Bundesliga.

Enisi është talent që u zbulua nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku i cili edhe pse kishte 16 vite e grumbulloi për të marrë kritika pastaj.

Por trajneri i Përfaqësueses sonë nuk i dëgjoi kritikat pasi ishte i bindur në talentin e madh të Enisit dhe e inkuadroi në disa ndeshje për të marrë përvojë.

Pas disa muajve ka qenë Përfaqësuesja e Gjermanisë që e ka grumbulluar me lejen e Albert Bunjakut i cili e ka lënë lojtarin të luaj për ‘panzerët’, deri në pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

KKVITI

Enisi dhe prindi i tij Ibushi e kanë bërë të qartë se janë të Kosovës dhe në të ardhmen do ta bartë përsëri fanellën e Përfaqësueses sonë.

Javë më parë tinejxheri kosovar qëndroi në vendlindjen e tij në fshatin Biqec të Kaçanikut ku iu bë një pritje madhështore nga bashkëvendësit e tij.

Enisi mori një fanellë të klubit KF Arbëria, klub që është nga fshati i lindjes së tij dhe bënë gara në futsall, ndërsa ai i dhuroi një palë këpucë sportive shoqatës humanitare ‘Biqeci’ me seli në Zvicër.

Enisi ka premtuar që në të ardhmen do të ndihmojë edhe klubet sportive në Kaçanik.

E ardhmja është për Enis Bunjakin, i cili shihet si ndër talentet më të mirë në Gjermani, ndërsa shpresojmë që të ketë fat dhe të arrij suksese të mëdha. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.