Eko Higjiena

Enis Bardhit nuk i intereson goli në “Euro 2020”, por vetëm që të japin 100% ndaj Ukrainës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Enis Bardhi, futbollist i Levantes në La Liga, aktualisht i grumbulluar në Europian me Maqedoninë e Veriut, në një intervistë të shkurtër për SuperSport para ndeshjes me Ukrainën.

Ai theksoi se duhet dhënë gjithçka nga vetja ndaj Ukrainës, pa menduar për arritjet individuale.

Nën drejtimin e Angelovskit, përveç Bardhit, luajnë edhe pesë shqiptarë të tjerë: Ademi, Alioski, Musliu, Bejtullai dhe Ferhan Hasani.

Enis, pavarësisht rezultatit ndeshja debutuese ishte emocionuese…

Ndaj Austrisë ishte ndeshje me shumë emocione, ishim debutues dhe normalisht emocionet dhe euforia kishin rolin e tyre. U futën në takim shumë mirë, ishte pak e rëndë, me dyluftime të ashpra dhe fizike. Pavarësisht rezultatit, besoj që kemi zhvilluar një lojë të mirë. Austria është skuadër e fortë fizikisht, në 20 apo 15 minutat e fundit ramë pak. Është e natyrshme që kur bie fizikisht e humb përqendrimin.

Uji Dea

Si e prisni ndeshjen me Ukrainën? Edhe pse është një emër i rëndësishëm, nuk ka lojtarë të mëdhenj në përbërje…

Në Europian nuk ka ndeshje të lehta apo kundërshtarë që mund t’i nënvlerësosh. Duhet të fokusohemi 100% në lojën tonë, të japim maksimumin, gjithçka qe kemi, dhe ta shijojmë çdo moment të lojës.

Sa shumë e kërkon Enis Bardhi një gol në Europian?

Nuk fokusohem shumë në këtë aspekt, ekipi është gjithmonë para gjërave individuale. Nëse mendon në këtë ënyrë, goli gjithmonë vjen. Kolektivi është më i rëndësishmi, shpresoj që pikë të marrim sa më shumë, kjo është gjithçka për mua. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.