UBT

Enis Bardhi flet për ndeshjen me Kosovën: Rast historik për Maqedoninë e Veriut, duhet ta shfrytëzojmë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Enis Bardhi është duke pritur për sfidën e madhe në Ligën e Kombeve ndaj Kosovës.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rast historik, pasi janë vetëm dy fitore larg historisë, ku për herë të parë mund të marrin pjesën në një garë të madhe.

Bardhi ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Maqedonisë së Veriut, që shkuan për herë të parë në Kampionatin Evropian për U21, por tani bëhet fjalë për skuadrën A.

“Këtë vit, viti 2020 do të jetë shumë i rëndësishëm, jo ​​vetëm për ndeshjet me Levanten, por edhe me Kombëtaren e Maqedonisë”.

Uji Dea

“Sfida përpara nesh është në mars. Ne mund të shkojmë për herë të parë me Maqedoninë në një Kampionat Evropian. Shansi është i madh dhe ne duhet ta shfrytëzojmë sepse është një mundësi që vjen një herë në jetë”, ka thënë Bardhi për ndeshjen me Kosovën.

Ai tutje foli edhe për ndeshjen ndaj kundër Atletico Madrid, ku portieri Jan Oblak i priti dy gjuajte.

“Ne u takuam pas ndeshjes dhe ai më tha me një buzëqeshje që i kisha shënuar me Maqedoninë, por nuk mund ta përballonte këtë gjë edhe me Levanten. Ai është një portier fantastik, një nga më të mirët në botë”, ka thënë Bardhi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.