RCCOLA

Eni Latifi gjilanasi që po i rendit medaljet e arta në karate

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Eni Latifi nga Gjilani padyshim që është një shembull suksesi prej sportisti të talentuar i cili jeton në Gjermani. Është vetëm 11 vjeçar, por Eni Latifi ka filluar të rendisë medaljet e arta nga sporti i karatesë në Gjermani.

Djaloshi nga Gjilani, në katër turne në të cilat morri pjesë këtë vit në shtetin gjerman, zuri vendin e parë. Në njërin prej këtyre turneve, Latifit i ra të ndeshej me rivalë nga Serbia, Greqia e Rusia dhe që të tre i ka mposhtur, duke u shpallur kampion.

Mobi Casa

Karrierën, gjilanasi e ka filluar në karate nga mosha 5 vjeçare, përderisa prej katër vitesh mban rripin e kaftë, si dhe vendin e parë në Baden-Württenmber. Tani me vendin e parë dhe titullin e artë në Gjermani./rajonipress/