UBT

Eni Koçi nuk përmbahet më: T’iu vij turp!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Klikimet e blera duket se vijojnë të jenë problematike për këngëtarët shqiptare.

Një prej tyre, e cila duket se është revoltuar nga klikimet e blera është këngëtarja Eni Koçi. Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto ku tregon se këngëtare me famë botërore duan rreth 1 muaj të arrijnë klikimet që në Shqipëri arrihen për dy ditë.

Fundamenti

“Super artistë për më shumë se 1 muaj marrin 4.5 milionë klikime, por 90% e artistëve shqiptarë, ne maksimum 6.000.000 shqiptarë që jemi, duke përfshirë edhe Kosovën, i arrijnë këto klikime për një ditë ose maksimumi 2-3 ditë. Nuk ju duket pak e çuditshme? Nga ky 6.000.000 që po supozoj që mund të përdorin ‘Youtube’ kemi: ushtarë, të sëmurë, policë, çdo ditë 100 avionë që ngrihen nga aeroporti jonë dhe shkojnë diku, ka studentë para provimeve, njerëz që nuk dëgjojnë muzikë se janë fetarë, njerëz në plazh, spitale politikanë etj.

Kështu që pyetja ime është, si shumica e madhe e këngëtarëve shqiptarë i arrijnë këto klikime brenda 24-72 orëve? E vetmja mënyrë është të ketë shpërthim internacional. Nëse këta/ këto do të kishin treg të jashtëm pse këndojnë në fshatrat e rretheve të thella? Së dyti 1 milionë klikime në 48 orë ndërsa në ‘iTunes’ nuk kalojnë më shumë se 1000 blerje. Bebe Rexha , Steflon Don dhe Ne-Yo për një javë të tre kanë më pak klikime se disa artistë shqiptarë. Jeni bërë për turp me blerje të klikimeve, kaq kisha”,-përfundon Koçi në rrjete sociale./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.