UBT

Engjujt

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

O engjuj ju jeni, degët e trupit tim, ju që po shkëlqeni, në perëndim.

Ju jeni tingujt
e zemrës sime
ju më mbani në jetë,
unë jam ëma e juaj, e vërtet.

Ju jeni rreze dielli për mua
ju jeni yje, ju jeni hëna
që natën më bën dritë
për ju vajtoj natë e ditë.

Ju jeni shqiponjat
e alpeve në lartësi
O engjuj, edhe ju
jeni fëmijët e mi.

Ju lusë çdo verë
më vizitoni, shqipë
më vallëzoni, recitoni, këndoni
zemrën time ma gëzoni.

Unë linda e rrita stërgjyshërit tuaj
dashurin që kamë për ju,
me fjalë nuk po mundem
ta përshkruaj.

Të njoh

UBT

Ta njoh fytyrën
si qan, si qesh,
ta njoh tingullin e zemrës tuaj
unë ende di ta përshkruaj.

Të njoh si vallëzon, si këndon
të njoh edhe si vajton,
të njoh mirë edhe si nënçmon,
ti din shumë mirë, të lavdëron.

Të njoh si ëndërron
të njoh babë e të njoh nënë
të njoh motër e vëlla,
rreth ty njoh gjithëckah.

E di mirë, sa ke punu
gjithnjë mbi mua, ke pushu,
e njoh vendin, ku je tash duke jetu
një natë hëna, më ka tregu.

Nëse më kurrë s’të shoh
për ty do të bëhem rërë
e bëhem tokë, e përsëri në
varrin tënd bëhemi shokë.

Arben Kurteshi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.