ARKATANA

Engel: Zgjedhjet sprovë e rëndësishme për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kongresmeni demokrat amerikan Eliot Engel në një intervistë për INA ka theksuar se zgjedhjet e 8 qershorit janë një sprovë për Kosovën.

Engel ka bërë thirrje që populli i Kosovës të dalë masivisht në zgjedhjet parlamentare të dielën në Kosovë, dhe që zgjedhjet të jenë të qeta dhe demokratike duke shtuar se” më datën 8 qershor besojë që zgjedhjet do të jenë të lira, transparente dhe të drejta”.

Uji Dea

“Një palë zgjedhje të tilla, do të avancojnë demokracinë e Kosovës, dhe do ta shtojnë suksesin e shënuar, përballë sfidave që e presin Kosovën” thotë zoti Engel një mik i dëshmuar i shqiptarëve.

Për Kongresmenin demokrat të Nju Jorkut Eliot Engel : “Marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë nga më të mirat, dhe në Kosovë shqiptarët janë të bindur se Prishtina ka një mik dhe aleat që janë Shtetet e Bashkuara. Unë jam i bindur, thotë ai se SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë me Kosovën në demokratizimin e mëtejshëm të saj zhvillimin dhe lulëzimin, e saj- gjithnjë, e më e integruar me strukturat Euro-Atlantike.”/INA/