UBT

Engel uron dhe ia kujton detyrat qeverisë së re

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Përfaqësuesi demokrat në Komitetin e Kongresit Amerikan për Punë të Jashtme, Eliot Engel, ka komentuar krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. Engel i ka përgëzuar kosovarët për formimin e institucioneve të reja, derisa ua ka kujtuar atyre edhe detyrat e obligimet e qeverisë së re.

“Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm shumë i mirë. Në qershor, populli i Kosovës ka votuar, zgjodhi udhëheqësit e tyre, dhe ka rikonfirmuar angazhimin e tij për demokracinë, dhe unë përgëzoj ata në formimin e qeverisë së re”, ka thënë Engel.

Fundamenti

“Në shkurtin e këtij viti, Republika e Kosovës feston shtatë vjetorin e pavarësisë, dhe unë pres që të punojmë me qeverinë e re të këtij vendi, në çështjet më të rëndësishme: Avancimin Integrimin euro-atlantik të Kosovës, duke shtuar më shumë njohje, forcimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, dhe normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah me popullin e Kosovës dhe do të punojmë me këtë qeveri të re për të përmbushur sfidat përpara”, ka thënë Engel.