Fundamenti

Engel thotë se dhunimet kanë qenë metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i ka paraprirë me një fjalim rrëfimit të Vasfije Krasniqi-Godman, viktimë e dhunës seksuale në luftë, e cila dëshmoi sot në kongres për përjetimin e saj të dy dekadave më parë.

Engel ka thënë se është shokuese që askush nuk është dënuar nga ndonjë gjykatë e Serbisë për fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë dhe për dhunimet e mbi 20 mijë grave.

“Beogradi është përgjegjës edhe për dhunimin e 20 mijë grave. Raporti i The Human Rights thotë se përdhunimet kanë qenë të pranishme në Kosovë dhe si armë e luftës për spastrim etnik. Përdhunimet nuk kanë qenë individuale por mjete të qëllimshme për të terrorizuar popullatën civile. Dhunimet ishin metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova. 20 vjet më pas pak është bërë që të vihet drejtësia. Asgjë nuk është bërë që të sigurohet drejtësi për viktimat”, ka thënë Engel, njofton Klan Kosova.

FIDANISHTJA

“Nuk është arritur më shumë për drejtësi ndaj viktimave që kanë vuajtur nga ushtria e Sllobodan Millosheviqit. Ne mendojmë që aleatët kanë mundur të bëjnë më shumë për të sjellë drejtësi. Nuk është bërë asgjë ndaj serbëve që kanë bërë krime. Le ta kemi të qartë që shumica dërmuese e krimeve të luftës dhe ndaj njerëzimit janë kryer nga forcat e sigurisë së Serbisë dhe Jugosllavisë dhe ky është fakt”.

Engel në Kongresin e SHBA-së, ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

“Kosovës iu ka imponuar që ta hetojë vetën e vet dhe kjo është e gabueshme. Ligjin për Dhomën Speciale – kjo gjykatë ndjek vetëm raste shqiptare. Fokusi duhet të jetë aty, nëse kjo gjykatë adreson krimet pa dallim dhe jo vetëm ato të kryera nga shqiptarët. Nëse kështu vazhdohet drejtësia për viktimat në Kosovë kurrë nuk do të arrihet”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.