Engel: Më kanë thënë se OKB mund ta formojë Gjykatën Speciale

/ 5 minuta lexim

Kongresisti Eliot Engel thotë se i është thënë se OKB mund dhe do ta themelojë Gjykatën Speciale.Ai në një intervistë për RTV21 ka thënë se Kosova në mënyrë të padrejtë është mbajtur jashtë Kombeve të Bashkuara nga ana e Serbisë dhe Rusisë. Prandaj për këtë arsye Engel beson se është më mirë që Gjykatën Speciale ta themelojë Kosova se Kombet e Bashkuara.

“E tëra që mund të bëjë është që miqve të mi në Kosovë t’iu përcjellë këshillat e mia më të mira. Njerëzit e dinë se për vite me radhë unë kam qenë një mbështetës i madh dhe ende jam një mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, se zemra ime është gjithmonë me popullin e Kosovës dhe unë kam aq shumë miq në Kosovë, më pëlqen të vijë në Kosovë. Unë vetëm po përpiqëm që të jap këshillat e mia më të mira dhe kjo është arsyeja se pse unë thashë se për ç’arsye mendoj se Gjykata Speciale duhet të miratohet, ngase zgjedhja nuk është mes Gjykatës Speciale dhe një gjykatë?

Zgjedhja në të vërtetë është mes Gjykatës Speciale dhe një Gjykatë të Kombeve të Bashkuara, ngase nëse nuk do të ketë Gjykatë speciale, me është thënë se do të ketë një Gjykatë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Dhe nuk mendoj se Kosova do të mund të sigurojë një marrëveshje korrekte në një Gjykatë të Kombeve të Bashkuara. Kosova në mënyrë jokorrekte dhe me të padrejtë është mbajtur jashtë Kombeve të Bashkuara nga ana e Serbisë dhe Rusisë. Dhe për këtë arsye nuk besoj se Kombet e Bashkuatra do të jenë korrekte ndaj Kosovës. Besoj se Gjykata speciale do të jetë e vështirë, ngase janë këto zgjedhje të vështira, por besoj se është më mirë të keni këtë Gjykatë, se sa një Gjykatë të Kombeve të Bashkuara dhe kjo është arsyeja se pse mendoj se ajo duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës. Mendoj se pa marrë parasysh se sa e ashpër dhe e pafat që është, është një gjë që duhet të bëhet dhe të lihet prapa nga të gjithë, ngase vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të lëvizë përpara me jetën dhe gjërat e rëndësishme. Sërish, është kjo një çështje që ka të bëjë me parandalimin e formimit të një Gjykate të Kombeve të Bashkuara, krijimi i së cilës sipas mendimit tim do të ishte një gjë e tmerrshme”, tha ai.

Uji Dea

Sipas tij, demokracia është e vështirë dhe duhet marrë vendime të vështira.

“Nuk di gjë për këtë, por me është thënë se munden dhe se do ta bëjnë. Shikoni, ka shumë gjëra të cilat nuk janë korrekte dhe ka shumë gjëra që janë të vështira në jetë. Populli në Kosovë e di këtë më mirë se unë. Por mendoj se duhet të shikojmë se ku kemi qenë dhe ku jemi tani. Kosova është një demokraci e lirë dhe e pavarur. Sot është 4 korriku, dita e demokracisë, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngjyrat e flamurit tonë janë kuq, bardhë dhe kaltër, prandaj kam të veshur këto ngjyra. Dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë demokracia më e vjetër në botë, ndërsa Kosova është demokracia më e re. Dhe Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë gjëra të përbashkëta. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende kemi dhimbje në rritje në kuadër të demokracisë tonë. Prandaj demokracia është e vështirë. Por unë nuk kam asnjë dyshim se kur shikojmë se ku ka qenë Kosova para 20 viteve dhe ku është tani, çfarë ndryshimi!

Prandaj mendoj se të gjithë duhet ta vendosin këtë në perspektivë. Për vite me radhë kam folur për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, kam dashur një Kosovë të lirë dhe të pavarur, kam luftuar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Me këdo që kam biseduar, me presidentët amerikanë, sekretarë të shtetit, me të gjithë qëc kam biseduar jam angazhuar për Kosovë të lirë dhe të pavarur. Dhe tani e kemi një Kosovë të këtillë. Dhe nëse e shikojmëe në këtë kontekst, kjo është një gjë vërtetë pozitive. Ka ca vështirësi përgjatë rrugës, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Shumë njerëz herë pas here do të kenë ndjenjen se gjërat janë jokorrekte dhe kjo është e vërtetë, ka gjëra që nuk janë korrekte. Por mendoj se nganjëherë duhet të marrim vendime të vështira dhe të lëvizim përpara me jetët tona. Dhe mendoj se kjo duhet të ndodhë në Kosovë tani”, theksoi ai.