United Hospital

Engel: Kosovën sërish do ta vëja në krye të prioriteteve të mia

/ 2 minuta lexim
HW

Njëri ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, kongresmeni amerikan Eliot Engel, është shprehur krenar me angazhimin e tij për Kosovën, duke thënë se edhe pas 30 viteve të karrierës së tij politike, sërish do ta vinte Kosovën në krye të prioriteteve të tij.

Ai këto komente i ka bërë gjatë vizitës në kompaninë prodhuese ‘KIVO’ në Kaçanik, ku ka thënë se storiet e tilla të suksesit janë pasqyrimi i vërtetë i shpirtit të kosovarëve.

I impresionuar me të arriturat e kompanisë, kongresmeni Eliot Engel tha se storiet e tilla të suksesit janë pasqyrimi i vërtetë i shpirtit të kosovarëve.

Ai u shpreh krenar me angazhimin e tij për Kosovën, duke shtuar se edhe pas 30 viteve të karrierës së tij politike, sërish do ta vinte Kosovën në krye të prioriteteve të tij.

Gjatë vizitës në Kaçanik ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Patricia Ennis, bashkëpunëtorët e ngushtë, atdhetari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, përfaqësues të USAID dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

Mobi Casa

Bashkëthemeluesi i kompanisë ‘KIVO’, Visar Ramajli, informoi kongresmenin Engel lidhur me funksionimin e kompanisë, si dhe mundësitë e të bërit biznes në Kosovë.

Ai falënderoi kongresmenin Engel për kontributin e tij dhe tha se tani është momenti që në Washington të flitet për nevojën e rritjes së investimeve amerikane në Kosovë.

Ramajli shtoi se përgjatë viteve ka pasur përmirësim të madh në mjedisin e të bërit biznes në Kosovë.

Kongresmeni Eliot Engel qëndroi ditëve të fundit në Kosovë, ku mes tjerash mori pjesë edhe në përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.