RCCOLA

Engel: Kosova sa më shpejt të dalë nga ngërçi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kongresisti amerikan dhe miku i shqiptarëve, Eliot Engel, thotë se vendet jo mike të Kosovës do ta shfrytëzojnë situatën politike në Kosovë. Ai ka thënë se shpreson që liderët do të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje për të dalë nga kjo gjendje që është krijuar.

Në një intervistë për RTV 21, Engel ka thënë SHBA-të duan të kenë argumente për avancimin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar.

“Ne duam t’i forcojmë argumentet tona që Kosova është vend i pavarur, një demokraci e pavarur, një vend që shpresoj se shpejt do të jetë anëtar i BE-së, NATO-s dhe OKB-së”, ka thënë ai.

RCCOLA

Engel thotë se nga situata aktuale në Kosovë përfitojnë vetëm vendet jo mike të Kosovës.

“Mendoj se kur njerëzit shohin këtë situatë nga jashtë, do ta shfrytëzojnë këtë dhe do të thonin: e shihni, Kosova nuk mund të zgjidhë vet problemin e saj dhe kjo nuk është mirë për askënd. Nuk po them se liderët e Kosovës nuk e dinë këtë, por po e jap mendimin tim, sa më shpejt të përfundojë ky ngërç politik, aq më mirë do të ishte”, ka thënë Engel.