HW

Engel: I fola pak Ramushit për Specialen!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kërkesën amerikane që Kosova ta themelojë Gjykatën Speciale, kongresisti amerikan, Eliot Engel, ia ka thënë edhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.Paraditen e së enjtes, derisa delegatët e partisë së Haradinajt po mblidheshin për Kuvendin zgjedhor, kryetari i tyre, bashkë me disa zyrtarë e deputetë të AAK-së, takoi kongresistin Engel.

Takimi u mbajt në një kafiteri ne Prishtinë. E, se për çfarë u bisedua, këtë e thotë Engel për TV Rrokum.

“Ia përmenda edhe një herë Haradinajt mendimin tim se duhet të votohet Gjykata Speciale. E kam thënë këtë gjatë gjithë qëndrimit tim në Kosovë. Mendoj se do të jetë njëra prej dy mundësive: ose ka me pasë Gjykatë Speciale, ose ka me pasë gjykatë të Kombeve të Bashkuara. Populli i Kosovës ka me pasë nji rezultat më të drejtë nga Gjykata Speciale se nga ajo e OKB-së”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Edhe Haradinaj tregoi se me kongresistin kanë folur për Specialen.

Bashkë me dy partitë tjera opozitare, VV e NISMA, AAK-ja tash është kundër krijimit te Gjykatës Speciale. Por, nuk kishte këtë qëndrim prej fillimit. Kur u votua marrëveshja ndërkombëtare, apo letërkëmbimi i presidentes Atifete Jahajaga me shefen e atëhershme te diplomacisë evropiane, Baroneshen Catherine Ashton, AAK vitin e kaluar i dha mbështetje kësaj. /Rrokum/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.