Eko Higjiena

Engel: Gjykata Speciale, e keqja e domosdoshme

/ 4 minuta lexim

“Në mes të dy zgjidhjeve të këqija – Gjykatës Speciale apo Gjykatës së OKB-së, Mes dy të këqijave, Kosova duhet ta zgjedhë të keqen më të vogël, e ajo është themelimi i Gjykatës Speciale nga vendorët e jo t’i lihet OKB-së, ka thënë kongresisti amerikan Eliot Engel.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Engel që është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme me ndikim në Dhomën e Përfaqësuesve, ka folur për Gjykatën Speciale si një domosdoshmëri e “dhimbshme” për Kosovën. “E di që kjo është e padrejtë”, ka thënë ai, por ka shtuar se megjithatë Kosova duhet të dëshmoj që nuk ka asgjë për të fshehur.

Lobisti i njohur për çështjen e Kosovës ka paralajmëruar rreziqe nëse i lihet OKB-së ta themelojë gjykatë e cila do t’i trajtojë pretendimet që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, “marrë parasysh qëndrimin e Rusisë, Serbisë e vendeve tjera jo miqësore karshi Kosovës”. Engel ka folur edhe për dialogun me Serbinë, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, tolerancën ndërfetare dhe rrezikun nga rritja e ekstremizmit fetar.

KD: Propozimet e qeverisë për ndryshimin e kushtetutës të cilat i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, para një jave nuk morën votat e nevojshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Si i keni parë këto zhvillime?

RCCOLA

Engel: Kam qenë i zhgënjyer, sepse për Kosovën, nëse mendon të ecë para pozitivisht duhet ta themelojë atë. E kuptoj se Gjykata Speciale është gjë shumë e vështirë të bëhet, prandaj e kuptoj dhe çmoj kundërshtimin e shumë njerëzve. Po të njëjtë kohë, e di se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara e vendet tjera që janë miq të Kosovës mendojnë se bllokimi i Gjykatës Speciale do ta vështirësojë rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Nuk është çështje a duhet apo nuk duhet të ketë gjykatë. Gjykatë do të ketë, por a do të jetë gjykatë e Kosovës apo gjykatë ndërkombëtare. Nëse nuk ka Gjykatë Speciale këtu, nuk kam asnjë dyshim se atë do ta krijojë OKB-ja. Nëse bëhet atje, do të ishte shumë më vështirë për Kosovën, më shumë shtete jo miqësore atje për Kosovën. Njerëzit thonë dhe me të drejtë se si u bë që Kosova ta ketë Gjykatën, kur EULEX-i dhe organizata tjera të cilat kanë qenë këtu, kanë mundur të zhvillojnë hetime. E kuptoj frustrimin. Por në OKB, ku Kosova nuk është anëtare për shkak të bllokimit nga ana e Serbisë e Rusisë, është një atmosferë jo miqësore për Kosovën. Për atë them se, në mes të dy zgjidhjeve të vështira apo të këqija – Gjykatës Speciale apo Gjykatës së OKB-së, mendoj se shumë më mirë do të jetë Gjykata Speciale. Kosova duhet ta kërkojë të vërtetë dhe të ecë përpara. Për këtë arsye mendoj se, nëse Kuvendi voton ndryshe nga hera e kaluar, nëse disa prej anëtarëve prej parlamentit do të binden, mund të krijohet shumica për Gjykatën Speciale. Përndryshe, do të jetë gjykatë e OKB-së dhe kjo është gjë e keqe për Kosovën.

(Intervistën e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

http://koha.net/?id=27&l=64829