Mobi Casa

Engel: Amerikanët e dinë se nuk kanë miq më të mirë se Kosova

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në kuadër të sesionit i 71-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa u takua edhe me kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili ka përsëritur se SHBA-të qëndrojnë përkrah Kosovës.

Mustafa gjatë qëndrimit në New York, mori pjesë në samitin “Partneriteti për Prosperitet Global”, të Iniciativës Globale Clinton.

Kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka takuar drejtues të shteteve të botës, të organizatave ndërkombëtare e të shoqërisë civile, ku i ka njoftuar për progresin e arritur në Kosovë, në të gjitha fushat, ndërsa kërkoi edhe mbështetjen për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë përmbylljen e procesit të njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Delegacioni i Kosovës u takua edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini.

UBT

Kongresisti amerikan, Eliot Engel ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-vë për shtetin e Kosovës në proceset e saj eurointegruese, raporton rtv21.

Po ashtu kongresisti, Engel ka potencuar se shteti i Kosovës ka arritur shumë për një kohë të shkurtër dhe po ashtu se amerikanët e dinë se nuk kanë miq më të mirë se Kosovën dhe po ashtu Kosova nuk ka miq më të mirë se SHBA-ja.

Kurse nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se kongresisti amerikan, Eliot Engel është mik i madh i Kosovës dhe njeriu i cili e ka përkrahur gjithmonë pavarësinë e Kosovës.

Tutje Mustafa ka thënë se është i kënaqur me vëmendjen të cilën Eliot Engel së bashku me SHBA-at po ia kushtojnë shtetit të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.