UBT

Energjia elektrike prej korrikut 8% më lirë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet nga data 1 prill. E nëse Kuvendi i Republikës e miraton ligjin e ri për TVSH-në, i cili parasheh uljen e TVSH-së për rrymën nga 16 në 8 për qind, atëherë tarifat e energjisë elektrike nga muaji korrik do të jenë për 8 për qind më të ulëta se që janë aktualisht, shkruan sot Koha Ditore.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i ka aprovuar komentet e KEDS-it, KESCO-së, KOSTT-it dhe KEK-ut për shtrenjtim të energjisë elektrike, në mënyrë që atyre t’u rriten të hyrat. Bordi i ZRRE-së do të mblidhet të premten për të vendosur për të “Hyrat e lejuara maksimale” për të licencuarit në sistemin energjetik dhe tarifat e energjisë elektrike që do të aplikohen nga data 1 prill.

Mobi Casa

Burimet i kanë thënë gazetës se propozimet preliminare të ZRRE-së për një rritje të MAR-it për 1.72 % nuk do të ndryshohen, pasi komentet e të licencuarve nuk e kanë bindur ZRRE-në për të ndryshuar propozimin fillestar.

Rrjedhimisht edhe tarifat e energjisë elektrike do të mbesin të njëjta, pasi ZRRE-ja ka konstatuar se për shkak të rritjes së konsumit, të licencuarit do të jenë në gjendje të mbledhin të hyra më të larta se vitin e kaluar me tarifat e njëjta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.