United Hospital

Eneda Tarifa përflitet si fituesja e Festivalit të RTSH-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pak ditë më parë u shpall lista përfundimtare e këngëtarëve që do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, fituesi i të cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian, që do të mbahet në Suedi.

Por, si çdo vit, ende pa nisur gara po përflitet emri i i fituesit, që kësaj here mendohet të jetë Eneda Tarifa. Në listën e 30 këngëve pjesëmarrësve, Tarifa është konsideruar si rikthimi i zërit potent, mes të përzgjedhurve nga drejtori artistik i Festivalit për këtë vit, Elton Deda.

KKVITI

Në rrjetet sociale është komentuar se ftesa për të marrë pjesë në garë ka gjasa t’i jetë bërë Tarifës nga Deda, me të cilin, prezantuesja e spektaklit të humorit “Portokalli” bashkëpunon në koncertet “live” në club-in e tyre, transmeton panorama.

Përveç Tarifës, këtë vit në Festivalin e RTSH-së konkurrojnë emra si: Kozma Dushi, Evans Rama, Luiz Ejlli, Voltan Prodani, grupi “Simbol”, Kristi Popa, Entela Zhula dhe Niku, Erga Halilaj, “Revolt Klan”, Teuta Kurti, Flaka Krelani, Klajdi Musabelliu, Klodjan Kaçini dhe Rezarta Smaja, Florent Abrashi, Sigi Bastri, Lindi Islami, Jozefina Simoni, Renis Gjoka, dhe Adrian Lulgjuraj, Enxhi Nasufi, Dilan Reka, Edea Demaliaj etj./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.