Uji Dea

Eneda Tarifa flet si rrallëherë për punët e zemrës!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndodh rrallë që Eneda Tarifa të flasë hapur për jetën personale, dhe duket se e mbrëmshja ka qenë një nga këto ditë.

E ftuar në “Shiko kush luan” ajo ka bërë një deklaratë që ishte sa e papritur aq edhe shumë e bukur për të githë.

Gjatë lojës, këngëtarja u pyet:

Eneda ti je tashmë një mami beqare, por ne duam të dimë nëse e sheh në planet e së ardhmes një dasmë?! Na e thuaj sot në “Shiko Kush LUAN” ose tortën.

Dhe ndryshe nga sa do e mendoni, Eneda u shpreh se është e hapur ndaj një martese të dytë, në momentin kur vjen si fryt i një dashurie të madhe.

FIDANISHTJA

Por, shtoi se aktualisht nuk është fare në kërkim të saj dhe se është shumë mirë kështu siç është.

Unë mendoj se dasma duhet të vijë si fryt i një dashurie të madhe dhe mendoj se nëse vjen pse jo. Nuk jam e mbyllur ndaj një martese të dytë, por nuk e kërkoj. Nuk jam duke e kërkuar fare. Jam shumë mirë kështu.

Rreth 3 vite më parë, Eneda i dha fund martesës 18-vjeçare me partnerin e saj Erjon Zaloshnja. Ata janë prindër të një vajze të quajtur Aria, e cila mesa duket është dhe motivi që ata të shihen më shpesh.

Si në rrjetet sociale, ashtu edhe nëpër intervista, këngëtarja e mirënjohur ka treguar se ruan ende një marrëdhënie shumë të mirë me ish-bashkëshortin dhe se janë ndarë pa drama.

Ndërkohë, këtë sezon televiziv ajo iu rikthye edhe rolit të saj si moderatore, duke u ringjitur në skenën e “Portokalli” pas 4 vitesh që kur u largua.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.