FIDANISHTJA

Enea e vogël do të jetojë, falë ndihmës zvicerane

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Enea e vogël është nga Gjilani kurse babai i vogëlushes thotë se e ka shitur shtëpinë për shërimin e të bijës. „Kemi mbetur pa kulm mbi kokë por e kemi Enean të gjallë”, thotë ai për TeleZüri.

Ka qenë një fëmijë i shëndetshëm kur ka lindur, para 14 muajve, në Gjilan. Pastaj, kur foshnja ka pasur rreth katër muaj, një infektim me burim të panjohur e ka sulmuar atë, duke e sjellë në prag të vdekjes. E gjithë lëkura e trupit të Eneas ishte kapluar nga varrë të tmershme ndërsa mjekët në Kosovë nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për të. Kështu fillon rrëfimi në TeleZüri për Enea Zuzakun, vogëlushen të cilën prindërit e kanë sjellë para tre muajsh për shërim në Spitalin e Fëmijëve në Cyrih.

Historia e Eneas ka qenë subjekt edhe i shkrimeve në mediet kosovare, të cilat, me rastin e saj tragjik, kanë iilustruar edhe gjendjen dëshpëruese të shëndetësisë në Kosovë.

ARKATANA

Prindërit e Eneas, pak kohë më parë ishin kthyer në Kosovë nga Anglia ku kishin jetuar kohë të gjatë. Në Gjilan ata kishin ndërtuar një shtëpi të bukur dhe planifikonin të nisnin një jetë të re në vendlindje. Por pastaj erdhi sëmundja e Eneas dhe çdo gjë u duk sikur u kthye përmbys.

Agimi, babai i vogëlushes thotë se e ka shitur shtëpinë për të mundësuar shërimin e të bijës. „Kemi mbetur pa kulm mbi kokë por e kemi Enean të gjallë“, thotë ai për televizionin zviceran.

Enea tash duket shumë më mirë se para tre muajsh. Pjesa më e madhe e varrëve, përmes trajtimit adekuat në Spitalin e Cyrihut i janë mbyllur. Sikur të mos vinte në Zvicër, ajo nuk do të mbijetonte, thotë mjekja që kujdeset për vogëlushen shqiptare. Por, sqaron mjekja, Enea ka nevojë edhe për disa ndërhyrje kirurgjike për tu shëruar plotësisht. Dhe, për t`u rrumbullakësuar shërimi, thotë ajo, do të nevojiten shuma gjshtëshifrore parash (mbi 100 mijë fgranga). Kjo i tejkalon mundësitë e familjes Zuzaku, prandaj spitali ka shpallur një aksion të veçantë për grumbullimin e të hollave për shërimin e Eneas, përfundon TeleZüri.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.