KKVITI

Ëndrrat e ndërtuara në Amerikë, shpreson t`i fitojë dhe zbatojë edhe në Kosovë

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Faton Bislimi është kandidat nga radhët e LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës. Realisht mbetet figura më e kompletuar profesionale e kombëtare që do t`i duhej Parlamentit të Kosovës. I shkolluar dhe i avancuar në Universitetet më të njohura botërore, Faton Bislimi kësaj radhe shpreson në vetëdijesimin e qytetarëve për të votuar njerëzit e dijes e përkushtimit. Të gjitha ëndrrat i kam realizuar, shpresoj që edhe Kosova dhe vendlindja ime Gjilani tani do ta bëjnë hapin e madh për të votuar njeriun e përkushtuar në fusha shkencore, studimore, politike e kombëtare shprehet Faton Bislimi.

LDK e Gjilanit dhe e Kosovës ka figura edhe të nivelit akademik, por më tepër të fushave letrare, ndërsa rasti i Faton Bislimit është krejt real dhe i përshtatshëm për fushën politike dhe diplomatike.

Pra, përzgjedhja e LDK-së në rastin e Fatonit është ideale, i mjafton elektoratit të lexojë dhe të shoh pak biografinë e tij për tu bindur se është koha e fundit që trenit të kuadrove me renome botërore tu jepet mundësia përmes votës qytetare.

Fatoni për nga natyra është modest dhe i tërhjekur dhe kjo realisht edhe ka mundur t`i kushtojë deri tashti, por në këto zgjedhja thotë se do të preferojë kontakte më të shumta me grupe qytetarësh.

“Unë jam një kuadër që jetojë, punojë dhe veprojë për të mirën e një qyteti ose një qytetari të thjeshtë. Asnjëherë se kam përzier fatin tim profesional e akademik me ambiciet në fushën e politikës. Tani jam i gatshëm të marrë përgjegjësi edhe më të mëdhaja në nivelet shtetërore dhe institucionale” shprehet Bislimi për rajonipress.

Deri më tani, edhe pse në moshë mjaft të re, Faton Bislimi ka arritur që të gjitha ëndrrat dhe premtimet e tij t’i kthejë në realitet dhe jo vetëm për ambiciet e veta, por edhe për të shumë të rinjëve tjerë të Gjilanit e Kosovës. Lindur e rritur në Gjilan, ai ka kryer shkollimet universitare në dy fakultete njëkohësisht (shkenca kompjuterike dhe matematikë), me bursë të plotë, në kohë rekorde prej vetëm tri viteve në Universitetin e Teksasit në SHBA.

Menjëherë pas diplomimit nga universiteti, ai është bërë studenti i parë më i ri i pranuar në Shkollën Postdiplomike të Qeverisjes “John F. Kennedy” të Universitetit më prestigjioz në botë, Harvard, për të magjistruar në Administratë Publike dhe Zhvillim Ekonomik Ndërkombëtar, ku është nderuar me titullin me të rëndësishëm të kësaj shkolle, Kennedy Felloë. Gjatë studimeve në Harvard, kur ne të njëjtin program ishte edhe Vuk Jeremiq, Fatoni u bë i njohur për ballafaqimet e tij me Presidentin Tadiq të Serbisë asokohe, sa që në Librin e Gjeneratës të Harvardit, Fatoni njihet për “grilling the Serbian President” (për përzhitjen e Presidentit Serb).

Pas dy viteve pune profesionale si profesor universitar dhe menaxher në UNDP në Kosovë, ai iu kthye shkollimit të mëtutjeshëm duke bërë edhe një magjistraturë në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dalhousie University në Halifax, Canada, ku edhe ligjëroi në dy universitete atje, dhe tani është në përfundim të doktoraturës në University of Alberta në Shkenca Politike.

Në përkrahje të të rinjëve me ambicie për arsimim kualitativ, Fatoni ka themeluar dhe udhëheq fondacionin e tij arsimor joprofitabil përmes së cilit iu ka mundësuar dhjetëra të rinjëve të shkollohen në SHBA e Kanada. Disa nga këta të rinjë sot janë yje që po I zbardhin fytyrën gjithë Kosovës, duke shkëlqyer si më të zotët në punën e tyre korporatat më të mëdha në Amerikë si në Microsoft, Facebook, Intel, West Point, etj. Fatoni është pjesëmarrës dhe ligjërues i shumë konferencave ndërkombëtare, si dhe fitues i një sër çmimesh ndërkombëtare akademike, për lidership, etj., është edhe anëtar i plotë dhe anëtar nderi i shumë organizatave ndërkombëtare e forumeve botërore.

RCCOLA

Përvoja e tij profesionale është mjaft e suksesshme dhe e larmishme. Fatoni ka përvojë edhe në majën institucionale të administratës së SHBA-ve, në Kongresin Amerikan, gjegjësisht në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit. Gjatë qëndrimit në SHBA, ai ka krijuar lidhje të mira, gjatë punës për çështjen kombëtare shqiptare, me shumë personalitete të shquara amerikane.

Së fundi, Fatoni është bërë Anëtar i Komitetit Strategjik Këshillëdhënës për Diplomaci Qytetare pranë German Marshall Fund of the US, si dhe shërben si ekspert në Taskforcën për Migrim pranë THINK20 në kuadër të G20.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Fatoni ishte bartës i listës së LDK-së në Gjilan, dhe mandej kishte shërbyer në pozitën e Shefit të Kabinetit të Kryetarit Haziri. Paraprakisht, nga viti 2015, shërbeu edhe si Koordinator për Marrëdhënie Rajonale në Zyrën e Kryetarit të Gjilanit.

Para se t’i hynte garës për Parlamentin e Kosovës, Fatoni ishte pjesë e ekipit të Zëvendës Presidentit amerikan Joe Biden në fushatën e tij Presidenticale 2020.

Për të kuptuar më shumë të arriturat shkencore të Faton Bislimit më poshtë e keni një biografi të tij të pasur dhe me shumë prezantime ndërkombëtare.

Fatoni është i lindur me 12 Shkurt 1983 në Gjilan, nga prindërit Halit Bislimi dhe Safete (Shkodra) Bislimi.

Ai me bashkëshorten, Arbnora (Dauti) Bislimi janë prindër të Fiones, Olses, dhe Arit.
Në vijim po japim një rezume të Fatonit.

Arsimimi:
– University of Alberta, Edmonton, AB, Canada Doktorant në Shkenca Politike
– Dalhousie University, Halifax, NS, Canada Magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare (Tetor 2010)
– Harvard University, JFK School of Government, Cambridge, USA Magjistër i Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administratës Publike (Qershor 2007)
– Texas Lutheran University, Seguin, Texas, USA i diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe Matematikë (BA), (Maj 2005)
Lidershipi:
– Themelues dhe President, Fondacioni “The Bislimi Group” dhe Programi i Bursave për Studimeve Universitare ne SHBA “Arsimim për Paqe,” Houston, Texas, dhe Prishtinë Kosovë (Prill 2006 – )
– Kryetar Themelues, Asociacioni Ndërkombëtar i Studentëve Shqiptarë, New York, USA (Tetor 2003 – )
– Kryetar, Organizata e Rinisë Shkollore, Gjilan (Tetor 1999 – Nëntor 2001)
– Ambasador i Studentëve, Texas Lutheran University, USA (2004-05)
– Koordinator për Çështje të Studentëve dhe Rinisë, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, New York, USA (2003-2007)
Përvoja Profesionale:
– Team Joe Fellow, Ekipi i Fushatës Presidenciale 2020 të Zëvendës Presidentit Joe Biden (korrik-shtator 2019)
– Profesor i Politikes dhe Zhvillimit Ekonomik, Washington School Program, Trinity Washington University, Washington, DC (Dhjetor 2014-tani)
– Ligjërues i Politikes, EU Centre of Excellence, University of ALberta, Edmonton, AB, Canada (Shtator 2012-tani)
– Analist i Politikave Publike, Atlantic Institute for Market Studies, Halifax, NS, Canada (Janar 2011-tani) – Profesor i Ekonomisë, Dalhousie University, Halifax, NS, Canada (Shtator 2010 – Gusht 2012) – Profesor i Ekonomisë, Mount Saint Vincent University, Halifax, NS, Canada (Janar 2011 – Qershor 2012) – Konsulent për Hulumtime dhe Politika Publike, UNDP (Shtator 2009 – Qershor 2011) – Menagjer Projekti, UNDP, Prishtinë (Gusht 2007 – Gusht 2009) – Profesor, Kolegji Universitar “Victory”, Prishtinë (Tetor 2007 – Gusht 2009) – Profesor, University Amerikan në Kosovë, Prishtinë (2009)
– Konsultant, USAID / RTI International, Prishtinë (2006) – Asistent Drejtor Ekzekutiv, AUK Foundation, Maine, USA (2006) – Analist Politik, Oda Ekonomike Amerikane, Prishtinë (2005) – Asistent për Çështje të Ballkanit, Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, Kongresi i SHBA-ve, Washington, DC (2004) – Koordinator për Kosovë, LQSHA/Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, New York, USA (2003) – Përkthyes dhe Asistent Zgjedhor, OSBE, Gjilan (2001) – Arsimtar i Gjuhës Angleze, SHF “Rexhep Elmazi”, Gjilan (2001) – Inspektor i Sigurisë në Punë, BRS Halliburton Company – KFOR, Gjilan (1999-2001)
Çmimet e Nderit dhe Akademike:
– Marshall Memorial Fellow 2015-16, German Marshall Fund of the United States
– Anëtar i Përjetshëm i Golden Key International Honor Society
– Bursa “Joseph Armand Bombardier” per Studime Doktorature nga Këshilli Kanadez për Kërkime në Shkencat Shoqërore
– Bursa Presidenciale e University of Alberta
– Bursa Presidenciale e Dalhousie University
– Çmimi për Ekselencë Akademike dhe Lidership, Albanian-American Foundation, New York, USA
– Çmimi për Ekselencë Akademike, Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane, New York, USA
– Çmimi Ndërkombëtar për Lidership, Civic Concepts International, Pragë
– Çmimi për Arritje të Shkëlqyeshme Jetësore, Shoqata Kombëtare e Shkollarëve të Nderit të SHBA-ve, USA
– Çmimi për Arritje të Jashtëzakonshme në Poezi, Shoqata Ndërkombëtare e Poetëve, Florida, USA
– Çmimi për Arritje Jetësore Akademike, Shoqata Akademike e Nderit Alpha Lambda Delta, USA
– Çmimi Jetësor i Anëtarësisë, Shoqata Akademike dhe Shkollore e Nderit të SHBA-ve, Alpha Chi, USA
– Çmimi Ndërkombëtar “Who’s Who” në mesin e Studentëve të Universiteteve Amerikane, Who’s Who, SHBA
– Çmimi “Shkollar Pan-Amerikan”, Akademia Amerikane e Arritjeve, USA
– Bursë e Plotë për Arritje Akademike dhe Merita, Texas Lutheran University, USA
– Bursa “Kennedy Fellowship”, JFK School of Government, Harvard University, USA
– Çmimi Presidencial për Lidership, MPAID Class of 2007, Harvard University, USA
– Anëtar Nderi i Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve, USA
– Anëtar i Samitit Botëror të Rinisë, Bruksel, Belgjikë
– Anëtar Nderi i Shoqatës së Liderëve të Rinj të Traktatit të Atlantikut Verior, Romë, Itali
– Anëtar Nderi i Parlamentit Evropian për të Rinj, Paris, Francë
Libra të Botuar:
– Përmbledhje Detyrash nga Matematika për Klasët V-VIII, Prishtinë, 1998 – Në Rrugëtim me Kosovën: Tatëpjetat dhe të Përpjetat, Houston, 2006 – Newborn Kosova: Some Development and Public Policy Challenges, Houston/Prishtinë, 2009 – Kosova: Shteti, Sfidat, dhe Mundësitë, Houston/Prishtinë, 2012 – My Kosovo Experience: Perspectives on Europe’s Neëest State, Houston/Edmonton, 2013

Shkrime të Botuara:
– Autor i dy kapitujve akademik në libra universitar të shkencave politike në anglishtë të botuar në SHBA – Autor i dhjetrave shkrimeve dhe artikujve nga fusha të ndryshme sociale e ekonomike, të botuara në shtypin shqiptar dhe atë amerikan – Autor i një punimi inovativ në Matematikë, botuar nga revista matemtikore Die Wurzel, Gjermani Ligjërata dhe Prezantime në Konferenca Ndërkombëtare: – Ligjërues në mëse 20 konferenca ndërkombëtare akademike në Evropë, SHBA, Kanada, Meksikë, etj./rajonipress/