Ëndrra, ndryshimi i vetëm mes gjumit dhe vdekjes

/ 10 minuta lexim
Hidromorava

Sipas një proverbi të vjetër grek, gjumi dhe vdekja janë motër e vëlla, megjithatë, ata nuk janë vetëm të lindur në të njëjtën strukturë të vetëdijes njerëzore, por janë një e vërtetë identike.

” . . . në qoftë se pranojmë ekzistencën e një Egoje të lartë ose të përhershme brenda nesh – e cila nuk duhet të ngatërrohet me atë që e quajmë Vetja “e lartë”, ne mund të kuptojmë se ato çfarë shpesh i shohim si ëndrra, në të vërtetë janë pjesë të shkëputura nga faqet e humbura të jetës si dhe eksperiencat e njeriut të brendshëm dhe kujtesës së turbullt, e cila në momentin e zgjimit bëhet më shumë ose më pak e shtrembëruar nga kujtesa jonë fizike. Kjo e fundit kap mekanikisht disa përshtypje nga mendimet, faktet dëshmitare dhe veprat e kryera nga njeriu i brendshëm gjatë orarit të tij të lirisë së plotë. Kjo ego është njeri i vërtetë, vetë e vërteta e njeriut. Por njeriu fizik nuk mund të ndjejë ose të jetë i vetëdijshëm gjatë ëndrrave pasi personaliteti, njeriu i jashtëm, me trurin e tij dhe të menduarit, janë pak a shumë të paralizuara plotësisht. (Mendime nga Helena Blavatsky).

Sipas një proverbi të vjetër grek, gjumi dhe vdekja janë motër e vëlla, megjithatë, ata nuk janë vetëm të lindur në të njëjtën strukturë të vetëdijes njerëzore, por janë një e vërtetë identike. Vdekja është një gjumë i përsosur. Gjumi është një përmbushje e paplotë e vdekjes ose më saktë profecia e natyrës së vdekjes së ardhshme. Natën ne flemë dhe për këtë arsye natën ne pjesërisht vdesim. Në të vërtetë, mund të shkojmë edhe më larg dhe të themi se gjumi dhe vdekja si dhe të gjitha proceset e ndryshme dhe realizimet e fillesës, fazat e ndryshme apo funksionet e ndërgjegjjes janë forma të ndryshme të të njëjtës gjë themelore. Gjumi është kryesisht një funksionim automatik i ndërgjegjjes njerëzore, vdekja është e njëjta, por në shkallë jashtëzakonisht më të madhe dhe është një prirje e nevojshme e ndërgjegjjes, në mënyrë që ajo të mund të fitojë për pjesën psikologjike një pushim dhe zotërim të përvojës. Çdokush që ka qëndruar afër një personi në prag të vdekjes, duhet të ketë qenë i impresionuar me ngjashmërinë e jashtëzakonshme midis ardhjes së vdekjes dhe ardhjes së gjumit. Dallimi i vetëm mes vdekjes dhe gjumit është në një shkallë. Pikërisht si në vdekje, vetëdija gjatë gjumit bëhet pas një periudhe të shkurtër të pandërgjegjshme, fokusi i formave të aktivitetit të brendshëm mendor dhe dallimi kryesor mes të dyjave qëndron në atë të cilën ne e quajmë ëndërr.

Në gjumë, pjesa psikologjike e njeriut nuk është e manifestuar nëpërmjet trurit fizik, në të vërtetë, është kjo mungesë ajo që e bën shkëputjen të përkohshme dhe na lejon të zgjohemi përsëri. Trupi fle sepse vetëdija nuk është më atje. Kur ne shkojmë në gjumë natën, rrëshqasim në një gjendje të fikti të plotë. I vetmi ndryshim qëndron në faktin se nuk jemi të mësuar për t’u bërë të vetëdijshëm për anët më të larta tonat dhe e konsiderojmë gjumin e natës si një proces të thjeshtë fiziologjik. Si rregull, trupi fizik gjatë gjumit është i ruajtur nga një vello – një përmbledhje e substancës aurike – e cila zakonisht pengon lëndimin. Kjo ilustrohet më së miri në rastin e somnambulave. Fija vitale e jetës dhe e ndërgjegjjes vibron në trurin fizik të një njeriu gjatë gjumit. Pikërisht kjo ndërgjegjje është ajo që prodhon ëndrrat, disa nga të cilat sjellin kënaqësi ndërsa disa të tjera mund të jenë të frikshme, të mbushura me ankth, madje në disa raste edhe të rrezikshme. Fija vitale mbetet e pathyer, në këtë mënyrë ajo bën që mendja të mbetet e ulur, trupi të mbetet pas dhe të ngrihet jashtë në hapësirë. Në të njëjtën mënyrë, kur një njëri vdes, është tamam si të bjerë në një gjumë shumë të thellë, humb ndjenjat dhe pastaj menjëherë, shpirti është i lirë të ngrihet lart në hapësirë. Çfarë ndodh me një njeri gjatë gjumit është ajo çfarë do të ndodhë me atë në vdekje. Egoja personale shkon në harresë dhe ndërgjegjja e tij është tërhequr në pjesën shpirtërore ku ajo mbështetet dhe ka paqe të përkohshme. Gjatë gjumit, shpirti i njeriut shkon në rrugën e tij nëpër hapësirat e sistemit diellor. Migrimi sigurisht është shumë i shkurtër, ndonjëherë si një rrufe, kur individi ka fjetur vetëm pak çaste. Por koha për ndërgjegjjen e pastër nuk ekziston, koha ka të bëjë me ekzistencën materiale. Në gjumë çdo kush është i aftë të përshkojë distanca shumë të gjata në një periudhë shumë të shkurtër kohe duke vizituar vende që në botën fizike janë të paarritshme. Sigurisht, kjo gjë ndodh me anë të ndërgjegjjes së brendshme, por edhe me ndihmën e imagjinatës gjithashtu.

Gjatë gjumit dhe pas vdekjes, çdo individ shkon në ato vende të cilat ai i ka fituar për vete me mendjen e tij dhe aspiratat e tij, me fjalë të tjera, kjo është e gjitha një çështje e vibrimit sinkron – një njeri shkon në shtëpinë e tij natyrore, qoftë të lartë apo të ulët. Shkaku i kësaj është krejtësisht në tërheqjet psikomagnetike në këto lokalitete të ndryshme të sistemet diellor, të cilat janë stacionet përgjatë rrugëve në qarkullim në kozmos. Ndërgjegjja mësohet me këto rrugë përgjatë kohës dhe secili shpirt njeriu ndjek drejtimin e tij të veçantë.

Nuk është vetëm një analogji e ngushtë, por një ngjasim – në mes ëndrrave gjatë gjumit dhe atyre pas-vdekjes. Endërrat varen nga dy faktorë kryesorë: mekanizmi i ndërgjegjjes psikike, dhe dy lloje të forcave mbi këtë mekanizëm, të cilat kontrollojnë drejtimin dhe udhëzojnë operacionet e ndërgjegjjes psikike të ëndërruesit. Lloji i parë është ndikimi diellor, hënor dhe ndikimet planetare, sipas të cilit një individ është i lindur dhe e dyta, është reagimi automatik me ngjarjet dhe përvojat që kanë ndodhur gjatë gjendjes së zgjuar.

Eco Higjiena

Ndikimi astrologjik nën të cilin një individ është i lindur janë veprime të bashkuara të diellit, hënës dhe kompetencat planetare në sistemin diellor, por në çdo rast kompetenca të caktuara varen nga lindja e individit dhe ky është identiteti i shkaktuar nga ndikimi i ktyre forcave. Prandaj, të gjitha qeniet njerëzore kanë ëndrrat të cilat janë pak a shumë njësoj, por që të gjithë kanë ëndrrat karakteristike të llojit të vet unik.

Me fjalë të tjera, çdo njeri është nën ndikimin e një nga të dymbëdhjetë forcat e sistemit diellor. Kjo është ajo që i bashkon të gjithë, por më pas gjithkush gjen vet drejtimin e tij të veçantë të veprimit në një nga të dymbëdhjetë shenjat. Ne shohim se si planetet ndikojnë në ndërgjegjjen psikike të njeriut që është duke fjetur. Gjithashtu, të gjitha qeniet njerëzore kanë një “pjesë hënore”. Hëna “luan” me mendjen e të fjeturit. Është e provuar shkencërisht që në shumicën e rasteve ndikimet e hënës janë shumë herë më të fuqishme mbi njeriun e fjetur por më pas këto ndikime i shfaqin pasojat e tyre në gjendjen e zgjuar. Ekzistojnë shumë llojë të ndryshme ëndrrash siç mund ta dimë të gjithë. Duke lënë anash ëndrrat që harrohen, kemi ëndrrat e trurit dhe ëndrrat e kujtesës, vizionet mekanike dhe të vetëdijshme. Ëndrrat na paralajmërojnë dhe kërkojnë bashkëpunim aktiv me egon e brendshme. Ato shpesh shihen për shkak të veprimit të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm të trurit të dy personave ose të dy egove të tyre. Natyra e ëndrrave të një njeriu është pothuajse plotësisht e parapërcaktuar në bazë të personalitetit dhe ndërgjegjjes unike të çdo individi dhe në asnjë mënyrë nuk është krejtësisht e ndarë me jetën e tij të zgjuar. Fëmijët e vegjël për shembull, nuk shohin ëndrra pozitive të çdo lloji. Përvoja e tyre është ende shumë e zbrazët, mendja e tyre dhe truri nuk janë formuar plotësisht, megjithatë në rastet kur shohin ëndrra të frikshme, ato janë gjithmonë të shkaktuara nga disa shqetësime që mund të kenë përjetuar kur kanë qenë zgjuar. Ky reagim është një lloj sistemi vetmbrojtës i trurit.

Shumica prej nesh shohin ëndrra, të cilat nuk janë as shumë të mira dhe as shumë të tmerrshme, por të cilat shpesh janë të përziera dhe të hutojnë. Arsyeja është e qartë, ëndrrat tona janë një lloj pasqyrimi i jetës në gjendje të zgjuar, një lloj kundërveprimi i cili shpeshherë mund të mos jetë i mundshëm në jetën reale. Nganjëherë mendja jonë është e përqendruar para se të bjerë në gjumë ndaj ndjenjave të ndryshme që përjetohen zgjuar, ndaj dashurisë, harmonisë e bukurisë dhe në këto raste shpeshherë bëjmë një gjumë të qetë dhe truri bën të mundur fshirjen e ëndrrave për të ruajtur qetësinë e momentit. Në raste të tjera ndërgjegjja i jep rrugë mendimeve me karakter krejtësisht të kundërt, trupi pushtohet nga ankthi i cili ka veçori të bëhet më i fuqishëm se kurrë në momentet e para të gjumit duke u kthyer më pas në mankth.

Vdekja është identike me këtë proces të gjumit. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për mënyrën se si vdes: nga mosha, nga sëmundjet etj, vdekja gjithmonë sjell një periudhë të paqes si të fikët të përsosur, e cila është si rrëshqitje në një fillim të ri, një shije paraprake e asaj çfarë të pret më pas. Të njëjtën ndjesi përjeton edhe ëndërruesi para se të bjerë në gjumë në rastin kur është i qetë. Kjo është edhe arsyeja përse të moshuarit nuk kanë frikë nga vdekja. Kur njeriu arrin një moshë të caktuar, e kupton se ka nevojë për “gjumin e përjetshëm” i cili në këtë rast jep qetësi dhe harmoni, të njëjtën gjë që ndjen edhe një person i lodhur në momentin që shtrihet për të fjetur.

Gjëja më e rëndësishme është që njeriu në një mënyrë apo në tjetrën, të shkarkojë të gjithë energjinë e tij negative para se të flejë. Truri duhet të jetë i qetë dhe të mendojë pozitivisht. Në të njëjtën mënyrë, është e rëndësishme edhe të mos lejohet hyrja e mendimeve negative si urrejtja, zilia apo xhelozia në çastet para vdekjes. Edhe Pitagora mendonte të njëjtën gjë kur shkruante ato që tani quhen “Vargjet e Arta të Pitagorës”:
“Mos prano të mbyllësh sytë e tu të venitur
Para se të rishikosh secilin prej veprimeve të ditës.”.Përgatiti- KLARITA BAJRAKTARI