Mobi Casa

Ëndrra evropiane e Kosovës, BE-ja mban në sirtar aplikimin, as këtë vit nuk pritet progres

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për më shumë se një vit Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë presidencës suedeze e spanjolle në vitin 2023 nuk u shënua ndonjë progres. Skepticizëm ka edhe për këtë vit, ku presidenca i takon Belgjikës dhe Hungarisë.

“Ligjërisht është e pamundur që Kosova të paktën këtë vit të hyjë në axhendë sepse Kosovën nuk e njohin pesë vende. Të paktën dhe ligjërisht është e pamundur sepse kërkohet një konsensus brenda 27vendeve të BE-së”, tha analisti Dritëro Arifi.

Opozita kërkon më shumë angazhim gjatë këtij gjashtëmujori, sidomos para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian.

“Puna duhet të mbetet vetëm të Qeveria sepse ekzekutivi duhet të punojë më shumë me këtë aplikim, Presidenca, kryeministri dhe ministrja e Punëve të Jashtme, mirëpo deri më tash nuk kemi pa që kanë edhe ndonjë dakordim, janë duke marr me Asociacion”, u shpreh Rrezarta Krasniqi, Kryetare e Komisionit parlamentar për Integrim nga LDK.

Eco Higjiena

Rezultatet në dialogun me Serbinë vlerësohet se mund të përshpejtojnë procesin e aplikimit.

“Dialogu do ta ndihmonte Kosovën që të futet në axhendë, mandej me siguri do të kërkohej një konsensus brenda BE-së, që edhe mund të ndodhë, nuk e përjashtojmë, por për këtë vit shpresat janë shumë të vogla”, shtoi Arifi.

“Të lobohet më shumë, të pranohet aplikacioni, të mbyllet dialogu dhe të ecim përpara sepse tash e 3 vite ne kemi pasur vetëm regres edhe në procese të tjera integruese. Është viti i parë që kemi masa nga Bashkimi Evropian”, shtoi Krasniqi.

Zv/kryeministri Besnik Bislimi deklaroi sot se prioritet për këtë vit është pranimi i pyetësorit nga Komisioni Evropian në mënyrë që ta dëshmojmë se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat dhe të vazhdojë me hapa konkretë drejt anëtarësimit.