UBT

“Ëndrra” e Rashicës: Chelsea, Barcelona dhe Real Madrid – kosovari flet shumë gjëra për “Fox Sport”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Si çdo futbollist, ashtu edhe Milot Rashica ka një ëndërr të luaj në ndonjë super skuadër.

Madje futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, ka një ëndërr që mund t’iu bëhet realitet shumë shpejtë, ata janë klubi i Chelseat, Barcelonës dhe Real Madridi, transmeton IndeksOnline.

Në një intervistë për “Fox Sport”, kosovari foli shumë gjëra, përfshi edhe Kosovën, Vushtrrinë, Vitessen dhe të ardhmen.

“Sigurisht që shpresoj të luaj në një klub të tillë si Chelsea dhe Real Madrid. Unë dëgjoj edhe këtu lajme se shumë klube më ndjekin. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Tani jam i lumtur në Vitesse. Kur ndonjë ofertë vjen në Vitesse, ne do ulemi të flasim”, ka thënë Rashica.

Rashica gjatë intervistës kërkon falje për gjuhën angleze, por sipas gazetarëve ai po e flet mirë këtë gjuhë.

United Hospital

“Kur erdha për herë të parë në Holandë, kuptova vetëm Anglisht, pasi e mësova në Kosovë në shkollë dhe në TV. Isha i trembur tek bëja gabime, sidomos në intervista. Por, tani kam besim” shtoi kosovari.

Miloti është më i riu i familjes. Dy motrat e tij janë 31 vjeç dhe 26 vjeç, kurse vëllai 29 vjeçar.

“Kam pasur një fëmijëri shumë të lumtur dhe të dashur. Kemi luajtur shumë në lagje. Po ashtu kisha një PlayStation në shtëpi. Në TV përcillnim shumë ndeshje futbolli, sidomos ato spanjoll dhe anglez. Pastaj luajtshim në rrugë duke përmendur Ronaldon dhe Messin. Isha i çmendur pas Ronaldos. Klubi i Vitesses ka filluar të bëhet shumë popullor në Kosovë”.

A do të jetë Miloti kosovari i parë që veshë këmishën e Realit, Barcës apo Chelseat? “Një buzëqeshje. Unë ende nuk e di ku është e ardhmja ime. Por ëndrrat janë të lejuara apo ajo?”./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.