Fundamenti

Ëndrra e Qerim Rexhmataj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pasi ka pranuar të kthehet vullnetarisht në Shqipëri, ai ka kërkuar që së paku t’i përmirësohen kushtet e jetesës në një fshat të Kukësit.

Do të kthehen në një të ardhme të pasigurt. Ata dëshirojnë të qëndrojnë në Gjermani dhe t’i plotësojnë ëndrrën fëmijëve të tyre,

Qerim Rexhmataj, gruaja e tij Hatije (30), vajza katër-vjeçare Grisela, djali tre-vjeçar Gerald dhe binjakët dy-vjeçarë Gerti dhe Gresa jetojnë që nga gushti i vitit 2015 në Ostlandstraße të Schwanewede.

Familja shqiptare vijnë nga Tërsheni i Kukësit. Fashti me 20 shtëpi. Ai në Gjermani kishte jetuar në një shtëpi me tre dhoma të fjetjes, kurse tani do të jetojnë 14 njerëz së bashku, derisa do të kenë edhe shumë vështirësi tjera, si me ushqim e transport, kurse fëmijët do të udhëtojnë shtatë kilometra për në shkollë, madje edhe dimrit me borë.

Qerimi deri në ditëlindjen e 15-të kishte vuajtur nga uria. Më pas shkoi në Maqedoni, kurse tentoi të shkojë në Greqi, por u arrestua dhe u dënua me tre muaj burg për shkak se kaloi kufirin ilegalisht.

Ai me kushëririn shkuan përsëri në Greqi, por ishin duke vdekur nga uria. 15 ditë kishte ecur në këmbë dhe po vdiste nga etja. Ai kishte parë një shishe dhe duke menduar se ishte ujë e kishte pirë, pa e ditur se ishte naftë. Ai u sëmurë rëndë, por mbijetoi, derisa mbijetesën e fitoi në mënyra të çuditshme.

Uji Dea

Ai u martua me Hatijen në vitin 2011, kurse më pas shkuan në Gjermani, ku kanë lindur edhe binjakët, Gerti dhe Gresa.

Deri tani nuk kishte ankesa, por tashmë kërkesa për azil i është refuzuar. Kjo është pritur pasi Shqipëria konsiderohet vend i sigurt.

Por, në Gjermani ka filluar një iniciativë që familjes shqiptare t’i ndërtohet një shtëpi, ku do të ketë mundësi të kultivojë patate, domate e gjëra të tjera, derisa edhe shkollën do të kishin më afër.

Për të realizuar këtë ëndërr kërkohet 30 mijë euro. Ai është pajtuar të kthehet vullnetarisht, kurse donacionet pritet të mblidhen për të dhe familjen shqiptare.

http://www.albinfo.ch/endrra-e-qerim-rexhmataj/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.