Fundamenti

Ëndrra e mërgimtarit bëhet realitet, Sevdail Haziri falënderon të gjithë ata që e përkrahën aksionin

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sevdail Haziri mërgimtari nga Gjermania, që me vetë iniciativë nisi aksionin për rregullimin e rrugës së gjatë 15 kilometërshe në Suharnë ka falënderuar të gjithë ata vullnet mirë që kanë dhënë kontribut që rruga e Suharnës të bëhet realitet dhe e kalueshme për banorët. Nga zemra i falënderojë të gjithë duke filluar nga çdo qytetar e mërgimtar me zemër humane deri tek kryetari Nagip Arifi, sepse ju ishit ata që më motivuat që të eci përpara dhe ta realizojmë ëndrrën tonë shekullore thotë Sevdail Haziri.

Atë që se ka bërë asnjë lider në Luginë deri tani, e bëri Sevdail Haziri i cili mobilizoi Malësinë e Bujanocit, në të gjitha shtetet e botës dhe në Kosovë, duke organizuar aksionin e madh për rregullimin dhe funksionimin e rrugës së Suharnës.

Dhe ky aksion që u përkrah me shumë vullnet realizoi ëndrrën jo vetëm të Sevdailit, por të gjitha familjeve nga malësia e Bujanocit që padrejtësisht janë shpërngulur nga trojet e tyre shekullore.

Aksioni, vullneti, dëshira dhe motivi i madh i Sevdail Hazirit dhe investimi i tij prej mijëra eurosh tashmë ka ngjallur shpresat e shumë familjeve shqiptare. Atje në Suharnë tash mund të jetohet, aty rruga është e kalueshme dhe banorët pritet t`i kthehen jetës e gjallërisë. “A ka më mirë se ta shoh atë vend të gjallë, ta shoh vendlindjen time teksa mbushen shtëpitë e tymosin oxhaqet. E kemi amanet nga të parët tanë që t`i dalim zot tokës sonë. Çdo investim që e kam bërë për vendlindje, e kam bërë me zemër e me shumë dashuri sepse askund në botë nuk ka si vendlindja jote” shprehet me shumë emocione Sevdail Haziri.

Sevdaili ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme nga të gjitha fshatrat e Malësisë. “Jam i befasuar për të mirë me këtë solidaritet sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë të jetueshme jetën në Malësi. Ëndrra ime u bë realitet dhe kjo ëndërr do të jetë shpresë edhe për të gjithë ata që e duan atdheun, që kanë dëshirë të jetojnë të lirë dhe me infrasrtrukturë të rregulluar” tha Sevdaili.

Sevdail Haziri përmes Rajonipress ka shprehur falënderimin më të madh nga zemra për të gjithë ata që e mbështetën dhe e përkrahën në ëndrrën e tij. “Dua t`i falënderojë publikisht të gjithë ata që përkrahën këtë aksion, por edhe ata që nuk kanë pasur mundësi të përkrahin aksionin e rrugës së fshatit Suharnë, prapë i falënderojë nga zemra. Në veçanti e falënderojë kryetarin e komunës Nagip Arifin, që me datën 6 dhjetor 2020 gjeti kohë dhe doli për ta përkrahur rrugën e Suharnës dhe që me vet dëshirë premtoi që në vitin 2021 do ta ndërtojë urën e fshatit” u shpreh Haziri.

Mobi Casa

“E falënderojë Asllan Asllanin për bashkëpunim të shkëlqyeshëm që tregoi gjatë aksionit, pastaj Bekim Ramadanin i cili prej ditës së parë e deri në ditën e fundit nuk mungoi duke punuar me ekskavator. Një falënderim i veçantë shkon edhe për vëllezërit Ismaili, haxhi Aliun dhe Haqif Ismailin dhe Hasan Ismaili, që me vet dëshirë e lëshuan një qeshme tek shkolla e Suharnës për nevojat e banorëve. E falënderojë edhe familjen Xhemaili që kanë lëshuar arat për nevojat e rrugës. Pastaj falënderojë familjen Murati, që me vet dëshirë e ka lëshuar arën për të rregulluar rrugën sa më mirë. Edhe familja Maliqi meriton një falënderim e cila lëshoi arën për nevojat e rrugës” është shprehur Haziri.

Sevdail Haziri ka dhënë një kronologji duke treguar se aksioni për rrugën e Suharnës ka nisur me 3 nëntor 2020 kurse me datën 10 dhjetor 2020 është mbyllur.

Aksioni ka nisur nga Çami te ledinat e Suharnës e ka kaluar nëpër fshatin Suharnë deri në rrugën e Zarbincës dhe është lidhur për çka edhe është realizuar premtimi i Sevdail Hazirit.

Janë shpenzuar mbi 30 mijë e 500 euro të holla këto të grumbulluara nga Sevdaili dhe të gjithë të tjerët që e kanë përkrahur aksionin. Sevdail Haziri ka propozuar që rruga e mahallës së Tajroviqe të nisë në vitin 2021 derisa shpreson se në vitin 2021 ta shtrojnë rrugën me zhavor prej Suharnës deri në Zarbincë.

Ai mendon se viti 2021 do të ndryshojë rrënjësisht në të mirë për Suharnën sepse shumë banor tashmë kanë shprehur dëshirën që të kthehen në vatrat e tyre stërgjyshore. “Shumë banorë të Suharnës janë pa dokumenta dhe arsyeja është se nuk kanë pasur kushte për të jetuar atje sepse në vitin 2000 aty është zhvilluar luftë dhe shumë familje tashmë ndodhen në Bujanoc ose në Gjilan” shprehet Sevdaili, i bindur se në vitin 2021 do të përfundojnë edhe projekte tjera që janë në interes të banorëve të atjeshëm./rajonipress/