UBT

Endrit Osmani e Egzon Sylejmani krenar me prindërit e tyre Selami Osmanin e Shukri Sylejmani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sot në ndeshjen futbollistike përkujtimore e cila u zhvillua në Gjilan në shenjë të nderimit të legjendave të futbollit Gjilanas e Kosovar, Selami Osmani-Bezi e Shukri Sylejmani-Shuka, ishin prezent edhe dy figura të kësaj familje, djemtë e Shukri Sylejmanit e Selami Osmanit duke u shpërblyer me nga një mirënjohje nga kryetarii FFK-së. Agim Ademi.

Egzoni djali i Shukri Sylejmanit në shenjë të organizimit të kësaj ndeshje përkujtimore ka theksuar.
“Dua t’ju bëj të ditur se jam shumë krenar me babain tim i cili pak para pak ditësh ka ndërruar jetë. Ai një jetë ja kushtoi popullit të tij dhe sportit e në veçanti futbollin të cilën e deshi pa masë, duke investuar që një ditë populli i Kosovës dhe sporti të jenë të lirë, ndihem i emocionuar por krenar për gjithçka që bëri gjatë jetës së tij, ai shumë herë theksonte, “një njeri që nuk investon në popullin e tij dhe në sport nuk mundemi të kemi shoqëri të shëndosh”.

United Hospital

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe djali i Selami Osmanit, Endriti i cili ishte i emocionuar.
“Vitet po kalojnë por kujtimet po na mbesin për babin i cili punoi e sakrifikoi gjithçka që pati për të mirën e futbollit, ju jam mirënjohës FFK-së që kanë organizuar këtë ndeshje përkujtimore, babi im ishte i futbollit dhe njerëzve të Kosovës, jam krenar që sot klubi i Dritës po ec përpara, kjo ishte ëndrra e babit tim dhe populli i Kosovës të jeton në liri”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.