Fundamenti

Endri Gega bëhet prokuror i parë shqiptar në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gega vazhdoi trajnimin e tij për avokat praktikant në një kabinet të famshëm të Gjenevës, për të punuar më pas në kabinetin e tij.

Në Gjenevë pesë kandidatë konkurronin për katër vende të prokurorit. Deputetët e kantonit të Gjenevës zgjodhën dy socialistë, Endri Gega dhe Julien Maillefer, si dhe dy të partisë PLR, Diane Kronbichler dhe Anne Jung Bourquin.

Ndërsa kanë hedhur poshtë aplikimin e Sebastian Grosdemange (partia MCG).

Me diplomë universitare në drejtësi të Universitetit të Gjenevës, Endri Gega vazhdoi trajnimin e tij për avokat praktikant në një kabinet të famshëm të Gjenevës, për të punuar më pas në kabinetin e tij.

Fundamenti

Albinfo.ch ishte e pranishme në minutat e parë kur Endri Gega mori lajmin e emërimin e tij për prokuror.

“Është diçka shumë e mirë për mua, por edhe për komunitetin tonë, besoj”, tha Endri, duke shikuar SMS-të e shumtë që vrullonin nga rrethi i tij familjar dhe profesional.

Një intervistë ekskluzive për albinfo.ch do të botohet javën e ardhshme me Endri Gegën./albinfo/