ARKATANA

Ende s’kanë përfunduar punimet në autostradën Arbën Xhaferi, “Bechtel & Enkes’ i vazhdohet kontrata

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas pesë muajve vonesë, të enjten e kaluar është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse, planet ishin të hapej me 31 dhjetor të vitit 2018, kjo autostradë nuk u hap deri tani, për shkak të vonesave gjatë punimeve dhe pagesave.

Por, punimet në segmentin R6 të autostradës ende nuk kanë përfunduar dhe kompania Bechtel & Enka ka punë në të deri në 2020-tën, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi, Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e Autostradës R6.

Në një vendim të Qeverisë, të nënshkruar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, bëhet e ditur se është aprovuar propozimi për ndërtimin e kyçjeve Ferizaj, Viti dhe mbikalimin në Paldenicë.

Me këtë vendim është autorizuar dhe obliguar që Ministria të negociojë me konsorciumin Bechtel Enka për ndërtimin e kyçjeve dhe të mbikalimit.

Kjo pasi, qytetarët e këtyre zonave kanë kërkuar kyçje në autostradë e cila lidh me shtetin fqinjë, Maqedoninë.

Fundamenti

Kohëzgjatja e kësaj kontratë është nga 01.06.2019 deri me 01.12.2020. Por, se sa do t’i kushtojnë buxhetit këto projekte, ende nuk dihet.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për Indeksonline ka thënë se duhet të bëhen përmasat dhe parallogaritjet e projektit.

“Vendimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për kyçjet në Ferizaj e Viti dhe mbikalimin e Paldenicës së Hanit të Elezit, është marrë gjatë javën e kaluar. Rrjedhimisht është ende herët të flitet për çmim konkret se sa do të kushtojnë këto tri projekte, meqë duhet të bëhen përmasat dhe parallogaritjet e projektit”, ka thënë Lekaj.

Gjatësia e Autostradës është 5.7 kilometra pa ndërprerje, ndërsa lartësia është 83 metra.

Në këtë projekt kanë punuar 383 nënkontraktorë të gjithë nga Kosova dhe numri i punëtorëve ka qenë 9 mijë e 384.

Projekti në tërësi ka kushtuar 706 milionë euro./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.