Eko Higjiena

Ende s’dihet kur do të takohet Daçiq me përfaqësuesit e Luginës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Preshevë – Takimi i kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjes është dashur të bëhet në gjysmën e parë të korrikut, por ende nuk dihet se kur do të ndodhë. Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, Beta, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Galip Beqiri.

Sipas Beqirit, dita e takimit midis kryeministrit të Serbisë Daçiq dhe përfaqësuesve të shqiptarëve, në të cilin duhej të diskutohej Platforma shtatë pikëshe që e kishte miratuar Qeveria serbe në qershor, nuk ishte caktuar dhe ky supozon se ishte shtyrë për shkak të rekonstruktimit të paralajmëruar të Qeverisë së Serbisë.

United Hospital

Platformën që fillimisht kishte tetë pikë e kanë miratuar të gjitha partitë politike shqiptare nga Lugina në shkurt të këtij viti në zyrën e OSBE-së në Bujanoc. Platforma pastaj i ishte dërguar Qeverisë së Serbisë për deklarim.

Qeveria e Serbisë, kur në qershor miratoi këtë Platformë, ndërsa pikën e tetë e përfshiu në shtatë pikët e tjera të saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.