Eko Higjiena

Ende pa shifra për regjistrimin e mërgatës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Diasporës ende nuk ka një shifër për numrin e mërgimtarëve që janë regjistruar në këtë ministri, pasi që regjistrimi i fazës së parë do të zgjasë deri në fund të këtij viti. E, numri i atyre që po regjistrohen është mjaft i madh dhe po shkon sipas parashikimeve.

Procesi i regjistrimit, i cili ka filluar që një kohë, cilësohet si një vendim i qëlluar nga mërgimtarët, edhe pse pak me vonesë.

Sipas Lorik Pustinës, udhëheqës i Departamentit për Komunikim në Ministrinë e Diasporës, procesi i regjistrimit është objektiv strategjik të cilin e ka parapa Qeveria e Republikës së Kosovës dhe implementohet nga Ministria e Diasporës sipas strategjisë për diasporën dhe mërgatën 2013-2018 bazuar në ligjin për diasporën dhe mërgatë.

Pustina thotë për KosovaPress se numrin e të regjistruarve do ta bëjnë publik në fund të këtij viti.

“Pra një numër të saktë nuk e kemi tani për tani, numrin do ta bëjmë publik diku rreth fundit të vitit. Duhet pasur parasysh faktin se ky është një proces dinamik, pra nuk do të përfundon. Presim që përfundimin e fazës së parë ta quaj kushtimisht ta kemi thash në fund të vitit apo aty ku do dalim me shifra preliminare dhe më pas periodikisht do të raportojmë se sa regjistrohen pjesëtarët e diasporës, tani për tani nuk kemi ndonjë shifër”, ka deklaruar Pustina.

Ai tha se procesi i regjistrimit të diasporës dhe mërgatës nuk përmban kurrfarë rreziku për këta të fundit, pasi që të gjitha të dhënat e tyre, ruhen më ligj dhe qasja në të dhënat e tyre është jashtëzakonisht rigoroze.

Pustina u shpreh se numri më i madh i atyre që po regjistrohen është gjatë stinës së verës.

Eco Higjiena

“Definicioni i pjesëtarit të diasporës apo mërgimtarit është po ai i njëjti i cili mbetet në ligjin për diasporën dhe mërgatën dhe që është secili person i cili ka një vendbanim të përhershëm dhe ka prejardhje familjare nga Kosova dhe konsiderohet që është pjesëtarë i diasporës pra po flasim për vendbanim të përhershëm jashtë Kosovës. Këtu përjashtohen do të thotë Republika e Maqedonisë, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Shqipëria. Pra vendet ku jetojnë ata duke filluar nga Kroacia e tutje të gjithë kategorizohen si pjesëtarë të diasporës dhe me atë kanë të drejtë që të regjistrohen si pjesëtarë të diasporës. Procesi tani për tani është duke shkuar shumë mirë, është duke shkuar më një dinamikë të paraparë ashtu siç e kemi parashikuar. Kemi një fluks më të madh të regjistrimit tani gjatë stinës së verës kur mërgimtarët vijnë në Kosovë, prandaj njoftohen me procesin për së afërmi”, ka thënë Pustina për KosovaPress.

Pajazit Baftiu, mërgimtar i cili jeton në Gjermani tha për KosovaPress, se vendimi që e ka ndërmarrë Ministria e Diasporës është i mirëpritur.

Po ashtu edhe Arben Kastrati, tha se vendimi është i qëlluar dhe se shumë shpejt do të aplikojw për regjistrim.

Mirëpo ka edhe të tillë që thonë se ky vendim është pak i vonuar.

Për Jahir Nezirin, mërgimtar i cili jeton në Norvegji, ky vendim është dashur që të ndërmerret më herët.

Ndryshe, procesi i regjistrimit i mërgatës dhe diasporës ka filluar që nga janari i këtij viti./Telegrafi/