Uji Dea

Ende pa filluar sezoni, fluks i turistëve nga Kosova

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Fundjava katërfishon numrin e udhëtarëve krahasuar me ditët e zakonshme.Sezoni turistik nuk ka filluar ende zyrtarisht në bregdetin e Shqipërisë, por numri i kosovarëve që duan të kalojnë fundjavën në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Mediat e Tiranës raportojnë për shtimin edhe të sporteleve në doganën e Morinës në Kukës.

Atraksioni i qyteteve në Shqipëri, si Durrësi, Kruja, Berati, Lezha, Gjirokastra e Tirana janë pjesë e guidave për organizime masive të qytetarëve kosovarë.

Fundjava katërfishon numrin e udhëtarëve krahasuar me ditët e zakonshme.

Eco Higjiena

Në prag të sezonit turistik janë rritur edhe masat e gatishmërisë së policisë së Shqipërisë.

Në segmente të caktuara të autostradës janë të vendosura postblloqe policore.