Ende nuk dihet se sa do të mungojë Hetemaj
Përparim Hetemaj ka pësuar një lëndim në sfidën e fundit të Chievos. Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj, nuk arriti ta përfundojë sfidën e fundit të skuadrës së tij, Chievo.
Hetemaj u largua qysh në pjesën e parë, pas një lëndimi të pësuar në takimin kundër Genoas.
La Gazzetta dello Sport shkruan sot se lëndimi nuk është i natyrës së rëndë, por ende nuk dihet koha e rikthimit të kosovarit.


