Enca vjen me fotosesion provokues pranë pemës së Vitit të Ri për festat e fundvitit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka realizuar një fotosesion të veçantë për fundvit.

Ajo ka pozuar pranë pemës së Vitit të Ri, e veshur me këmishë nate dhe çizme të gjata ngjyrë rozë.

Duke u kujdesur që të vë në pah linjat e saj të trupit, këngëtarja dukej mjaft provokuese në këto imazhe, të cilat kanë marrë vëmendjen e fansave të saj të shumtë.

RCCOLA

“Gëzuar Krishtlindjet. Unë jam në listën e fëmijëve të këqij këtë vit”, shkroi interpretuesja e hitit “Dua” në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Enca përndryshe ka qenë mjaft e përfolur gjatë këtij viti, kjo pasi gjatë shtatorit ajo përfundoi e arrestuar nga autoritetet për kultivimin e disa bimëve të kanabisit në shtëpinë e saj.

Përveç kësaj ngjarje, këngëtarja Haxhia këtë vit u përfol edhe për lidhjen e re të dashurisë me masazherin afrikan Mickey Neblett, të cilën e bëri publike gjatë verës. /Telegrafi/