KKVITI

Enca thotë se ka një surprisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja tironse, Enca Haxhia, po vazhdon t’i korrë sukseset e frytit të saj.

Kënga e saj e fundit, “A po t’pëlqen” ka arritur majat e top-listave të shumë vendeve botërore, siç është ajo e Arabisë Saudite.

Suksesi i këngës si duket e ka bërë këngëtaren që të mendojë për diç të re në këtë drejtim.

Uji Dea

““A Po t’pëlqen” po ngrihet nëpër top-lista në Shazam në shumë vende të botës. Mezi po pres t’ju tregoj se çka është duke u përgatitur”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Hiti i saj “A po t’pëlqen” deri më tani ka arritur në afër 3.5 milionë shikime në Youtube për pak më shumë se 1 muaj nga lansimi.