United Hospital

Enca sjell ‘cover’ këngën “Perhaps” të Doris Day

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, në këtë kohë pandemie globale ka qenë tejet aktive në rrjetet sociale, duke sjellë gjëra të ndryshme për publikun.

Së fundmi, ajo ka bërë një ‘cover’ të këngës “Perhaps Perhaps Perhaps”, origjinali i së cilës i takon këngëtares dhe aktores amerikane, Doris Day.

Artistja shqiptare vjen me një interpretim të mahnitshëm, derisa improvizon gjërat në kushte shtëpiake.

Enca, e cila ka një vokal të veçantë, ka marrë komente pozitive nga miqtë dhe fansat e saj për mënyrën e realizimit të këtij projekti, që tashmë mund ta gjeni në YouTube.

HW

“ENCA – PERHAPS (cover në izolim) Doja t’ju tregoja një anë tjetër të Encës muzikalisht, që ndoshta se njihni. E incizova dhe xhirova në shtëpi (prandaj masha e flokëve-mikrofon, cover i plotë në YouTube”, ka shkruar 24-vjeçarja në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as këshillat dhe mesazhet e ndryshme nga këngëtarja, e cila ka këshilluar fansat të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten e tyre.

Në Shqipëri, në total numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 është 197, gjersa deri më tani janë shënuar 10 viktima. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.